Panorama (Albania)

Frika nga arrestimet e deputetëve, PS ndryshon rregullore­n: Prokuroria të sjellë prova në Kuvend

PAS REFUZIMIT TE ARRESTIMIT TE TAHIRIT, NDRYSHOHET PROCEDURA: DEPUTETET MARRIN NE PYETJE PROKURORET

- FATION BINJAKU

Procedura e ndjekur nga Kuvendi për rastin e kërkesës për arrestim të Saimir Tahirit, tashmë do të jetë në rregullore­n e Kuvendit.

Maxhoranca ka depozituar në Parlament ndryshim të rregullore­s së Kuvendit, në të cilën është riformulua­r nga e para neni 118 që jep “autorizimi­n për procedimin” e një deputeti apo një anëtari të Këshillit të Ministrave. Me ndryshimet e reja, prokurori që do të kërkojë arrestimin e një deputeti, heqjen e lirisë apo kontrollin e banesës së tij, duhet t’i paraqesë kërkesën kryetarit të Kuvendit. Në këtë kërkesë, veç relacionit të arsyetuar, prokurori duhet të paraqesë dhe provat mbështetës­e mbi të cilat bazon akuzat për arrestimin e deputetit. Procedurë kjo e re, pasi deri më sot prokurori, të drejtën e paraqitjes së provave mund ta bëjë vetëm para Gjykatës. “Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdollo­j forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën”, thuhet në nenin e rregullore­s së propozuar nga maxhoranca. Kërkesa dhe dokumentet i vihen në dispozicio­n Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit dhe deputetit për të cilin është bërë kërkesa për arrestim. PYETJE- PËRGJIGJET Por me ndryshimet e reja, prokurori që ka dorëzuar kërkesën për arrestimin e deputetit apo ministrit, duhet të japë “llogari” para anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetev­e. Pra, deputetëve u lind e drejta në rregullore që t’i bëjnë pyetje prokurorit dhe ky i fundit duhet t’u përgjigjet atyre. Këtë procedurë deputetët e maxhorancë­s tentuan ta realizojnë dhe në shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Por prokurorët e Krimeve të Rënda në të shumtën e rasteve kanë refuzuar të merren në pyetje nga deputetët. Tashmë, pyetje- përgjigjet në Këshillin e Rregullore­s dhe Mandateve do të jenë çështje e rregulluar me ligj. “Në mbledhjen e Këshillit për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin merr fjalën prokurori, i cili paraqet arsyet e kërkesës drejtuar Kuvendit. Pas paraqitjes së kërkesës, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje prokurorit”, thuhet në draft- rregullore­n e re. Por nuk mbaron me kaq, tashmë dhe deputetit të akuzuar do t’i lindë e drejta të marrë në pyetje prokurorin. “Shqyrtimi i çështjes në Këshill, kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, të drejtën për t’u informuar në kohë, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar dhe për të bërë pyetje ndaj kërkuesve të autorizimi­t si dhe për të paraqitur shpjegimet e tij”, thuhet në nenin 118 të draftit të depozituar në PS. Pra, në këtë nen reflektohe­t përpjekja e Saimir Tahirit për të kërkuar llogari nga prokurorët e Krimeve të Rënda për kërkesën e arrestim- it të tij. RREGULLORJ­A AKTUALE

Rregullorj­a aktuale në fuqi është shumë e thjeshtë. Prokurori dorëzon kërkesën në Kuvend për arrestimin e një deputeti. Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin njofton deputetin për të cilin kërkohet arrestimi. Dhe këtij të fundit i lind e drejta të paraqitet dhe të japë përgjigje për akuzat që ngrihen ndaj tij. “Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes”, thuhet në rregullore­n në fuqi.

 ??  ?? TAHIRINI ME AVOKATIN DHE PROKURORET NE KESHILLIN E MANDATEVE
TAHIRINI ME AVOKATIN DHE PROKURORET NE KESHILLIN E MANDATEVE
 ??  ?? Faksimile e projektrre­gullores së Kuvendit
Faksimile e projektrre­gullores së Kuvendit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania