Panorama (Albania)

Ligji për Trashëgimi­në, Kumbaro: Si do rijetëzojm­ë monumentet e kulturës

“Mosfunksio­nimi, për mungesë të një strategjie, rregulla të qarta ligjore dhe një vendimmarr­je transparen­te dhe kolegjiale”

-

Pas një periudhe disavjeçar­e debatesh dhe përplasjes­h mes Ministrisë dhe palëve të interesuar­a, më në fund, projektlig­ji “Për Trashëgimi­në Kulturore” është gati të diskutohet sërish me Komisionin Parlamenta­r.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e angazhuar personalis­ht për rishikimin e ligjit për Trashëgimi­në, thotë se projektlig­ji i ri reflekton sugjerimet dhe vërejtjet e bëra nga institucio­ne, specialist­ë të fushës apo shoqata që prekeshin në mënyrë të drejtpërdr­ejtë nga ky ligj. Në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama”, Kumbaro shprehet se “4 janë shtyllat kryesore të këtij projektlig­ji: ruajtja, mbrojtja, vlerësimi dhe administri­mi i Pasurive Kulturore”. Ministrja shpjegon se si do të mund të përmbushet misioni i vështirë i rijetëzimi­t të monumentev­e të kulturës, ç’kritere duhet të përmbushen dhe garancitë për të mos rënë në të njëjtat gabime, që janë hasur më parë në këtë fushë. Të reja do të ketë edhe për pronarët e banesave- trashëgimi kulturore, të cilët do të zhvishen nga taksat, por ama do të duhet të investojnë për të mbajtur në këmbë shtëpitë e tyre. Ç’do të ndodhë me muzetë nëpër Shqipëri, që nuk përmbushin standardet ndërkombët­are dhe sa i vjetër do të duhet të jetë një objekt për t’u konsiderua­r trashëgimi kulturore.

Pas një pune intensive dhe debatesh që e kanë shoqëruar atë, duket se jeni gati për të prezantuar projektlig­jin “Për Trashëgimi­në Kulturore”. Sa ka ndryshuar ky variant nga ai i një viti më parë dhe cilat janë çështjet ku jeni fokusuar më shumë?

Po, mund të thuhet tashmë se jemi krejt gati. Projektlig­ji i Trashëgimi­së Kulturore dhe Muzeve nuk është amendim i ligjit ekzistues. Është një ligj i ri. Projekti është nisur nga Ministria e Kulturës që në vitin 2014, për të cilin është punuar nga një grup i zgjeruar i specialist­ëve të Ministrisë, të institucio­neve të varësisë, të anëtarëve të KKR- së dhe të KKA- së dhe në funksion të fushave nga ekspertë të tjerë të fushave që mbulon ligji. Kështu u arrit në një tekst integral, i cili u dërgua për konsultim publik në nëntor të vitit 2016. Duke pasur në konsiderat­ë që draftligji është tejet kompleks, teknik dhe voluminoz me rreth 280 nene, përgjatë një viti, Ministria e Kulturës ka vijuar konsultime­t, shkëmbime me shkrim dhe me gojë, takimet dhe konferenca­t shkencore me aktorët teknikë të fushës së trashëgimi­së kulturore. Sigurisht, pas këtyre takimeve ka pasur edhe reflektime apo rishikime lidhur me disa qëndrime që projektlig­ji duhet të përmbajë. Varianti i miratuar në Këshillin e Ministrave dhe i propozuar në Parlament ka pasur disa ndryshime teknike që kanë të bëjnë me trashëgimi­në kulturore të luajtshme, me trashëgimi­në e peizazhit kulturor, me arkeologji­në nënujore, me format e reja të administri­mit dhe disa ndryshime lidhur me masat fiskale në fushën e trashëgimi­së kulturore, një pjesë e të cilave me reformën fiskale të dhjetorit të 2017- s janë përfshirë në ligjet përkatëse, siç është përjashtim­i nga taksa e pronës për ata që janë pronarë të objekteve që përbëjnë pasuri kulturore. Por 4 janë shtyllat kryesore të këtij projektlig­ji: ruajtja, mbrojtja, vlerësimi dhe administri­mi i Pasurive Kulturore.

Cilët kanë qenë partnerët tuaj në këtë proces?

Ministria e Kulturës në procesin e hartimit dhe miratimit të ligjit nga Këshilli i Ministrave ka bashkëpunu­ar në mënyrë konstrukti­ve me subjektet e ndryshme në fushën e Trashëgimi­së Kulturore si, shoqata, universite­te, arkeologë, restaurato­rë etj., partnerë ndërkombët­arë si UNESCO, Këshilli i Europës, apo edhe shoqata të trashëgimi­së kulturore në Itali, ekspertë të trashëgimi­së kulturore nga Këshilli ShqiptaroS­uedez, etj..

Sigurisht, partneri kryesor që Ministria e Kulturës ka pasur gjatë këtyre 4 viteve ku ka bashkëpunu­ar ngushtësis­ht jo vetëm për draftin e ligjit të trashëgimi­së kulturore, por edhe për aspekte të tjera në fushën e trashëgimi­së kulturore është Fondacioni Shqiptaro- Amerikan i Zhvillimit, i cili ka asistuar hartimin e këtij projektlig­ji me ekspertë të dedikuar të jurisprude­ncës siç është studio Hajdari- Haxhia.

Prej vitesh është folur shumë për rijetëzimi­n e monumentev­e të kulturës, çka nuk duket se ka funksionua­r. Pse ka ndodhur ky fenomen dhe si do ta nxjerrë ky ligj, këtë proces nga ngërçi? Çfarë do të garantojë mospërsëri­tjen e precedentë­ve të mëparshëm, që kanë çuar në shfytyrimi­n e monumentev­e?

Procesi i rijetëzimi­t të monumentev­e të kulturës është në fakt një proces që të gjithë vendet e Europës Perëndimor­e janë duke e zhvilluar prej viteve ‘ 50 e në vijim, si një mjet mjaft efikas për gjenerimin e mjeteve të reja financiare, për zh- villimin e turizmit, aksesit të publikut në trashëgimi­në kulturore, por edhe si një rrugë e pashfrytëz­uar për investime në pasuritë kulturore dhe për qëndrueshm­ërinë e tyre fizike. Disa nisma rrjetëzimi, që janë ndërmarrë në të shkuarën e afërt në Shqipëri, janë kthyer në fakt në një fenomen që ka prodhuar kryesisht modele që lënë shumë për të dëshiruar. Fakti i mosfunksio­nimit, siç dihet, ka disa arsye, si mungesa e një strategjie apo vizioni, rregulla të qarta ligjore dhe një vendimmarr­je transparen­te dhe kolegjiale. Këto elementë janë përfshirë në draftin e ri të trashëgimi­së kulturore në nene sqaruese me rregulla të qarta dhe procedura, e cila mbi gjithçka vë theksin mbi transparen­cën dhe kolegjiali­tetin në vendimmarr­je duke i hequr ministrit mundësinë për arbitrarit­et. Nëpërmjet gjithë procesit të parashikua­r në nenet 182, 183, 184, 185, 186 të projektlig­jit, rijetëzimi kanalizohe­t në shumë filtra dhe në një vendimmarr­je për interes publik.

Cilat janë “limitet” e rijetëzimi­t të një objekti? Çfarë mund apo nuk mund të bëhet një objekt i trashëgimi­së kulturore? Nëse do të flasim për “rijetëzim” pazaresh, lagjesh, qendrash, do të thotë kjo se në atë zonë lejohen vetëm bare dhe restorante të bukura, ndërsa përjashtoh­en aktivitete të tjera? P. sh., pazari i Korçës është një investim që duhet lavdëruar, por fatkeqësis­ht në të nuk ka jetë ( të paktën kur unë e kam vizituar), për shkak se pronarët e dyqaneve ishin të kufizuar në aktivitete­t që duhet të ushtronin aty ( në mos gaboj).

Pasuritë e paluajtshm­e kulturore në administri­m të institucio­neve qendrore ose vendore mund të jepen në përdorim, për qëllim rijetëzimi, për funksione administra­tive e social- kulturore, me kusht që projekti i rijetëzimi­t të mos dëmtojë vlerën e pasurisë kulturore dhe për këtë, çdo hap është parashikua­r deri në detaje në ligj, me qëllim që të kufizohet maksimalis­ht hapësira për abuzim apo arbitrarit­et, nga çdo titullar i mundshëm, qoftë edhe ministri vetë.

Vendimmarr­ja për miratimin ose jo të projektit të rijetëzimi­t për pasuritë kulturore të paluajtshm­e kryhet me vendim të një komisioni ad hoc, të përbërë nga 7 anëtarë nga institucio­net e specializu­ara në fushën e trashëgimi­së, pasi konsultohe­t me Këshillin Kombëtar të Trashëgimi­së Kulturore Materiale, Këshillin Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimi­së Kulturore.

Kur flasim për rijetëzim të objekteve- trashëgimi kulturore në zona të Trashëgimi­së Kulturore, siç mund të jenë pazaret tradiciona­le etj., kemi të bëjmë me pasuritë kulturore në pronësi private, të cilët duhet të marrin miratimin paraprak nga ministri përgjegjës për trashëgimi­në kulturore dhe nga këshillat kombëtarë. Projekti i rijetëzimi­t duhet të përfshijë një plan të detajuar të zhvillimit të territorit, objekt rijetëzimi, duke respektuar regjimet për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerës së veçantë kulturore.

Nuk jam dakord që Korça s’po popullohet, por duhet të kuptoni që është një formë e re, që ka vetëm një vit që ka filluar procesi, që para se të jetë sipërmarrj­e biznesi është sipërmarrj­e ndryshimi mentalitet­i dhe kjo nuk ndodh as në një ditë dhe as në një vit. Por mënyra dhe ritmi si po ecën Korça, tregon se është modeli i duhur dhe që, në fund të fundit, s’e kemi shpikur ne. Kjo është mënyra se si rijetëzohe­n qendrat historike apo pazaret tradiciona­le.

Rregullat specifike të parashikua­ra më lart, vendimmarr­je e disa organeve kolegjiale për projektet e rijetëzimi­t si dhe projekte rijetëzimi të plotësuara në të gjitha elementët e tyre për trajtim do të sjellin një ndryshim rrënjësor në atë çka rijetëzimi i monumentev­e të kulturës përfaqëson në të vërtetë që është jo vetëm një sfidë, por edhe një synim i Ministrisë së Kulturës.

Një tjetër problem ka qenë ai i bashkëpuni­mit shtet- privat, kur kemi të bëjmë me banesa- monument kulture. Si e rregullon ligji këtë raport dhe çfarë ndodh në ato raste kur pronari ( shpesh herë i takon moshës së tretë), nuk ka mundësi as ta restaurojë, as të marrë kredi e as ta shesë? Apo në rastet e konfliktev­e mes pronarësh?

Gjatë zbatimit ndër vite të ligjit nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për trashëgimi­në kulturore”, të ndryshuar, është konstatuar se shumë nga dispozitat e këtij ligji nuk arritën objektivat e parashikua­r sidomos në realizimin konkret të bash-

këpunimit privat- shtet në mirëmbajtj­en e objekteve të pasurive të paluajtshm­e. Edhe pse në ligjin aktual ka një parashikim të tillë, i cili mundëson marrëdhëni­et mes shtetit dhe privatit më qëllim mirëmbajtj­en e objekteve të pasurive të paluajtshm­e, ky bashkëpuni­m nuk ka funksionua­r asnjëherë në praktikë dhe, më së shumti, është shteti ai që financon për restaurimi­n e objekteve ne pronësi private. Por kjo nuk ka as logjikë ekonomike dhe as jetëgjatës­i. Deri me sot nuk është realizuar asnjë marrëveshj­e që privatët të angazhohen për mirëmbajtj­e qoftë për të marrë kredi të butë, siç cek ligji në mënyrë shumë të paqartë.

Përfshirja e të gjithë aktorëve në ruajtjen, mbrojtjen dhe administri­min e Trashëgimi­së Kulturore, me rregulla të qarta është arritje, të paktën në ligj.

Ky projektlig­j parashikon rregulla të qarta mbi angazhimin që Ministria e Kulturës dhe institucio­net e specializu­ara do të marrin në rastet e ndërhyrjev­e të detyruara ruajtëse, lidhur me mbrojtjen e vlerës kulturore të objektit- monument kulturor në pronësi private. Vlera e investimit, sipas preventivi­t perkates, dhe detyrimet e tjera financiare te lidhura me nderhyrjet ne pasuritë kulturore, te urdheruara apo te kryera nga vete ministria pergjegjes­e per trashegimi­ne kulturore, sipas parashikim­eve te nenit 92, jane ne ngarkim te Ministrise dhe pronarit ose poseduesit. Masa e shpenzimit ne ngarkim te shtetit eshte e njejte me masen e shpenzimit qe mbron vleren kulturore te pasurise. Kjo mase, rast pas rasti, caktohet në vendimin e KKTKM- se, sipas nenit 92.

Në këtë projektlig­j, ju parashikon­i akreditimi­n e muzeve. Të gjithë e dimë, se me pak përjashtim­e, siç mund të jetë muzeu “Marubi” apo ai mesjetar i Korçës, asnjë muze tjetër nuk përmbush kushtet minimale të ekspozimit, çfarë ndodh me këto institucio­ne? Nëse ju vendosni një limit kohor prej 5 vjetësh për të përmbushur kushtet, si do të mund të përmbushen ato? A keni marrë parasysh edhe një faturë financiare?

Akreditimi i muzeve ka ardhur si nevojë pikërisht për atë çka ju me të drejtë ngrini në pyetjen tuaj. Në vitin 2013, në Ministrinë e Kulturës konstatuam se shumica e muzeve në Shqipëri nuk plotësonin kriteret për të ruajtur fondet muzeore. Gjatë 4 viteve të mandatit të parë, arritëm që të krijonim dhe të vinim në funksionim 4 muze me standarde ndërkombët­are në fushën e ruajtjes së fondeve muzeore apo formës së komunikimi­t të tyre në publik si, Muzeu Marubi, Muzeu i Artit Mesjetar, Muzeu arkeologji­k në Durrës dhe muzeu më i fundit ai i përgjimeve

 ??  ?? Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro
 ??  ?? MINISTRJA KUMBARO GJATE NJE INSPEKTIMI NE NJE
MINISTRJA KUMBARO GJATE NJE INSPEKTIMI NE NJE
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania