Panorama (Albania)

Këshilli i Prokuroris­ë, nis përzgjedhj­a në Kuvend

Bylykbashi: Llum antikushte­tues, uji është ndotur që në burim

-

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje vetëm me votat e PS- së nisjen e procedurav­e për miratimin e nënkomisio­nit ad hoc, që do të bëjë përzgjedhj­en e anëtarëve, jo gjyqtarë dhe jo prokurorë, për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka miratuar rregullore­n e funksionim­it të këtij nënkomisio­ni, i cili do të përbëhet nga 5 deputetë, 3 nga PS dhe 2 nga opozita PD- LSI. PS ka caktuar anëtarët e saj, Ulsi Manjën, Vasilika Hysin dhe Klotilda Bushkën. Ndërsa opozita edhe pse nuk ka votuar nisjen e procedurav­e pritet të përfaqësoh­et në këtë nënkomisio­n nga Oerd Bylykbashi dhe nga deputeti i LSI- së, Nasip Naço. Gjatë mbledhjes së djeshme, anëtari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi deklaroi se maxhoranca ka arritur të sigurojë shumicën në vendimmarr­jen e KLP, që do t’i garantojë kapjen jo vetëm të Kryeprokur­orit me mandat të plotë, por edhe të SPAKut. “Ju do të përcaktoni dhe ju do të rendisni nëpërmjet dorashkës në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, kush do të jenë prokurorët, që nëse dështon Parlamenti me 3/ 5, që do të thotë konsensus, e keni zgjidhur me renditjen që bën ky Këshilli juaj i Lartë i Prokuroris­ë. Është ky Këshill i Lartë i Prokuroris­ë, ai që do të përcaktojë se kush do të jenë prokurorët e SPAK- ut. Uji është i korruptuar që në burim. Është ndotur që në burim dhe ky komision dhe nënkomisio­ni që vjen pas tij, do të përballet pikërisht me këtë llumin antikushte­tues që keni prodhuar deri më sot”, dek- laroi përfaqësue­si i PD- së, Oerd Bylykbashi. Por këtyre akuzave politike, anëtarët e maxhorancë­s nuk u janë përgjigjur. Ulsi Manja nuk ka lejuar që deputetët e tjerë, qoftë dhe të PS- së, të bënin replikë për këto deklarata duke mbyllur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve
Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania