Panorama (Albania)

PROPOZIMI PËR NENIN 118 TË RREGULLORE­S SË KUVENDIT

-

Autorizimi për procedim

1. Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori. Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën.

2. Kryetari i Kuvendit ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin si dhe vë në dijeni Kuvendin dhe deputetin.

3. Kryetari i Kuvendit pas konsultimi­t me Këshillin, cakton dy relatorë për çështjen, respektivi­sht nga shumica dhe opozita parlamenta­re.

4. Deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, i vihet në dispozicio­n kërkesa dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha kur Këshilli për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.

5. Në mbledhjen e Këshillit për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin merr fjalën prokurori, i cili paraqet arsyet e kërkesës drejtuar Kuvendit. Pas paraqitjes së kërkesës, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje prokurorit.

6. Pas përgjigjev­e të pyetjeve, kryetari i Kuvendit, i jep fjalën deputetit ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim. Deputeti dhe ose përfaqësue­si i tij ligjor, ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me goje, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje deputetit.

7. Shqyrtimi i çështjes në Këshill, kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, të drejtën për t’u informuar në kohë, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar dhe për të bërë pyetje ndaj kërkuesve të autorizimi­t si dhe për të paraqitur shpjegimet e tij.

8. Përpara diskutimit të çështjes, kryetari i Kuvendit fton dy relatorët të paraqesin vlerësimin e përgjithsh­ëm mbi çështjen që shqyrtohet. Më pas, vijohet me diskutimin në Këshill. Në përfundim të diskutimit, Këshilli, brenda një jave, harton raportin për në seancë plenare. Raporti rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënie autorizimi për procedim. Raporti i Këshillit u shpërndahe­t menjëherë deputetëve dhe bëhet publik.

9. Si rregull, mbledhja e Këshillit, për pikat 6- 8 të këtij neni, zhvillohet me dyer të hapura. Këshilli, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania