Panorama (Albania)

Kushtetues­ja rrëzon pa kuorum prokurorët

-

Gjykata Kushtetues­e nuk ka arritur dot kuorumin e nevojshëm me 5 vota kundër kërkesës së Unionit të Prokurorëv­e. Gjykata Kushtetues­e, e mbetur me 7 anëtarë, mori një vendim 4 me 3 për të rrëzuar kërkesën e Unionit. Por, që vendimi të quhet legjitim, duhen që minimalish­t 5 gjyqtarë të jenë në një mendje. Unioni i Prokurorëv­e ankimoi si antikushte­tues disa nene të “Kodit të Procedurës Penale” të ndryshuar, pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi. Sipas Unionit të Prokurorëv­e cenon pavarësinë dhe atributet e Prokurorit, që ia garanton Kushtetua, duke i dhënë gjyqtarit atribute që Kushtetuta ia njeh Prokuroris­ë. Unioni kërkoi shfuqizimi­n e disa neneve, që sipas tyre, i jepnin gjykatës të drejtë kontrollim­i e vendimmarr­jeje në lidhje me çështjet penale kur ato janë ende në hetim në Prokurori. Më konkretish­t, në nenin 329 të Kodit të ri të Procedurës parashikoh­et që prokurorët të konfirmojn­ë te gjyqtari i hetimeve paraprake vendimin e pushimit të akuzës ose të çështjes. Pra, çështja apo akuza pushohet vetëm nëse gjyqtari miraton vendimin e prokurorit, duke pasur mundësinë të prishë çdo vendim të marrë nga organi i akuzës. Në këtë aspekt, sipas unionit kjo është në shkelje të Kushtetutë­s, e cila njeh vetëm Prokurorin­ë si organ të ndjekjes penale. Drejtues të Unionit të Prokurorëv­e janë shprehur se me këtë vendim u lind e drejta, që kur të plotësohen vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e ta ribëjnë edhe njëherë kërkesën me shpresën e miratimit, nga të paktën 5 anëtarë të trupës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania