Panorama (Albania)

Anulimi i dëmshpërbl­imeve për të përndjekur­it, Tabaku: Rama, njësoj si Enver Hoxha

-

Nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka akuzuar Kryeminist­rin Rama se me vendimet e tij, po sillet njësoj si ish- diktatori Enver Hoxha. Reagimi i Tabakut lidhet me vendimin që qeveria pritet të marrë për ndërprerje­n e dhënies së dëmshpërbl­imeve për trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve politikë. “Plani i Edi Ramës për të mos dëmshpërbl­yer familjet e ish- të përndjekur­ve politikë, është persekutim­i dhe poshtërimi i dytë për ish- të përndjekur­it. Me vendimin që paralajmër­oi ministri i Financave, bëhet e qartë se qeveria e Edi Ramës u tall dhe mashtroi ish- të përndjekur­it, të cilëve u premtoi dëmshpërbl­im të plotë. Por kjo nuk ishte e papritur. Në këto 4 vjet, qeveria e Edi Ramës: uli me e 3.2 mld lekë fondin për kompensimi­n. Ndryshoi skemën e kompensimi­t duke shpikur pengesa për të vonuar dëmshpërbl­imin. Hoqi bursat që u jepeshin familjeve të pasardhësv­e. Të mos dëmshpërbl­esh trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve politikë, të cilët kanë vuajtur, janë dënuar, kanë humbur të drejtat e studimit, janë dëbuar, poshtëruar dhe torturuar njësoj si prindërit dhe të afërmit e tyre të burgosur politikë, do të thotë se nuk ndryshon nga Enver Hoxha”, deklaroi Tabaku. Deputetja e PD- së ka sjellë në vëmendje faktin se qeveria nuk është në vështirësi ekonomike, që ndërmerr këtë vendim, pasi ka paguar faturat e majme të disa koncesione­ve, që nuk sjellin asnjë përfitim për qytetarët. Tabaku i ka bërë thirrje çdo të përndjekur­i politik për t’iu bashkuar opozitës, në protestën e 27 janarit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania