Panorama (Albania)

Ahmetaj: Naftëtarët do të marrin pagesën e papunësisë

Tri kompani turke shfaqin interes për aeroportin e Vlorës

- DORINA AZO

Qeveria ka marrë vendim që të gjithë naftëtarët e rafinerisë së Ballshit dhe Fierit që janë pa punë, të përfitojnë asistencë sociale.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ftoi dje të gjithë naftëtarët e papunë të aplikojnë për statusin e papunësisë, me qëllim që të përfitojnë pagesën e papunësisë. Ministri Ahmetaj garantoi se naftëtarëv­e do t'u krijohen lehtësira për t'u regjistrua­r në zyrat e punës. "Është marrë angazhim nga qeveria që Zyra e Punës në Qarkun e Fierit dhe zyrat përkatëse në qytetet përkatëse, të jenë në ndihmë, në shërbim të punonjësve të dy rafinerive, për t'i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë, në mënyrë që ata punonjës që sot janë pa punë në të dyja rafineritë, të përfitojnë menjëherë, në bazë të ligjit, pagesën e papunësisë. Pra, qeveria qëndron të jetë e angazhuar pranë naftëtarëv­e, duke i ndihmuar me procedurat, duke i vënë në dispozicio­n Zyrat e Punës, në mënyrë që ata punonjës, ata naftëtarë dhe ata familjarë të përfitojnë menjëherë pagesën e papunësisë", u shpreh kreu i Financave në deklaratën për mediat, pas mbledhjes së qeverisë. Ministri Ahmetaj tha se qeveria do të mbështesë projektet e investitor­ëve seriozë që do të kërkojnë të venë në punë rafineritë e Ballshit dhe Fierit. "Qeveria qëndron e angazhuar, e vëmendshme deri në detaje, për të mbështetur çdo investitor serioz që do të vijë me një projekt serioz, për zhvillimin e biznesit në rafin- eritë e Ballshit dhe të Fierit, apo një ofertë nga investitor serioz, për zhvillimin e një biznesplan­i në sektor, ku përfshin vënien në punë të të dyja rafinerive. Jemi në gatishmëri, të vëmendshëm deri në detaje për të mbështetur çdo iniciativë private për vënien në punë të rafinerive", tha Ahmetaj.

AEROPORTI I VLORËS

Kryeminist­ri Edi Rama dha dje lajmin e mirë se në muajin qershor nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës. Më pas, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë tha se interesi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është shfaqur nga konsorcium­i turk i tre kompanive, të cilat janë: Cengiz Constructi­on; Kalyon Constructi­on; Kolin Constructi­on. Sipas propozimit, aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë. "Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësue­s nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do të shqyrtojnë aspektet teknike të propozimit dhe do të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktime­t ligjore", sqaroi Ministria e Infrastruk­turës. Investimi do të jetë privat dhe jo me fondet e buxhetit.

 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj, dje pas mbledhjes së qeverisë
Ministri Arben Ahmetaj, dje pas mbledhjes së qeverisë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania