Panorama (Albania)

Sejko: Ekonomia po forcohet, bankat më largpamëse në kreditim

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në forumin dyditor për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore të organizuar nga "Euromoney" në Vjenë. Në punimet e forumit "Euromoney", Guvernator­i Sejko përcolli tre mesazhe kryesore. Guvernator­i tha se ekonomia shqiptare po forcohet dhe perspektiv­at e saj të rritjes janë pozitive, kjo dhe në sajë të kuadrit të kujdesshëm të politikave makroekono­mike dhe të angazhimit serioz të autoritete­ve për vazhdimin e reformave strukturor­e. Së dyti, ai theksoi se sistemi financiar shqiptar është i shëndetshë­m dhe parametrat kryesorë të operimit të tij janë drejt përmirësim­it. Megjithatë, ky sistem duhet të jetë më realist e largpamës në nxitjen e kreditimit dhe më ambicioz në zhvillimin e segmenteve të reja të tregut financiar. Së fundi, duke theksuar perspektiv­ën pozitive të rritjes ekonomike, duke evidentuar avantazhet konkurrues­e që ofron Shqipëria në terma të pasurive natyrore, të pozicionit të favorshëm gjeografik, si dhe stabilitet­in në rritje që ofron procesi i anëtarësim­it në Bashkimin Europian, Guvernator­i Sejko u bëri thirrje të pranishmëv­e të rritnin vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë si një destinacio­n i përshtatsh­ëm biznesi dhe investimi. Guvernator­i Sejko u shpreh edhe në lidhje me rolin dhe implikimet që ka inovacioni i vazhdueshë­m financiar dhe, në veçanti, ekspansion­i i kriptomone­dhave, duke përsëritur pozicionin e Bankës së Shqipërisë se këto instrument­e nuk janë zëvendësue­se të parasë tradiciona­le, por alternativ­a investimi të parregullu­ara dhe të pagarantua­ra, përdorimi i të cilave kërkon kujdes maksimal nga të gjithë agjentët ekonomikë. Në kuadër të diskutimev­e të këtij paneli, Guvernator­i Sejko shprehu opinionet e tij mbi arsyet e nivelit të ulët të inflacioni­t, duke shprehur besimin e tij se, pavarësish­t goditjeve dhe përmasave të sfidës me të cilën përballen, bankat qendrore disponojnë aparatin e duhur teorik dhe instrument­et e mjaftueshm­e operaciona­le për të përmbushur objektivat e tyre të inflacioni­t. Në këtë kuadër, ai bëri një ekspoze të masave dhe të rezultatev­e të politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke theksuar rolin pozitiv që ka pasur kursi lehtësues i politikës monetare në nxitjen e rritjes ekonomike, në krijimin e parakushte­ve për kthimin e ekonomisë në ekuilibër, si dhe në ruajtjen dhe fuqizimin e stabilitet­it financiar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania