Panorama (Albania)

Skema e mashtrimit me TVSH, në gjyq drejtuesit e "Kurum"

Dosja solli konfliktin mes Ginës dhe prokurores Xhaferi

- ERALD DELIU

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim dosjen "Kurum", ku dy drejtues të lartë të kësaj kompanie kanë qenë nën hetim për një skemë mashtrimi me rimbursimi­n e TVSH- së.

Hetimet bëjnë fjalë për skema të ndodhura në vitet 20112012, me tregtimin e skrapit. Konkretish­t, nën akuzë janë vendosur Koray Zeytinoglu, 40 vjeç, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka qenë administra­tor i kompanisë "Kurum" në kohën kur është kryer aktiviteti dhe Yucel Aksu, 35 vjeç, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka pasur detyrën e drejtorit të blerjeve në "Kurum". Të dy këta persona akuzohen për kryerjen e veprave penale të mashtrimit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpuni­m dhe më shumë se një herë. Gjithashtu, nën akuzë është vënë edhe vetë kompania "Kurum" për të njëjtat akuza.

SKEMA E MASHTRIMIT

Përgjatë viteve 2011- 2012, sipas dosjes hetimore, Koray Zeytinoglu dhe Yucel Aksu kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese në lidhje me blerjen e sasive të skrapit. Në bashkëpuni­m, ata kanë plotësuar fatura tatimore fiktive, sikur kanë blerë skrap nga katër shoqëri me qendër në Tiranë. Mirëpo, këto katër shoqëri nuk kanë pasur asnjëherë aktivitet për skrap. Faturat e falsifikua­ra për blerje skrapi nga këto kompani, që nuk merreshin fare me skrap, janë depozituar në Drejtorinë e Tatimpague­sve të Mëdhenj në Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumentev­e të falsifikua­ra, "Kurum" ka përfituar në mënyrë të jashtëligj­shme nga skema e rimbursimi­t me TVSH- në. "Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësue­sve të shoqërisë "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A. është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës", shkruan njoftimi i Prokuroris­ë.

KONFLIKTI ME DRITAN GINËN

Dosja hetimore për skemën e mashtrimit të "Kurum" ishte në dorën e prokurores së Elbasanit, Armanda Xhaferi. Por kjo dosje, në muajin dhjetor u mor nga ish- Kryeprokur­ori i Elbasanit Dritan Gina. Kjo solli edhe një përplasje mes Xhaferit dhe ish- kreut të Prokuroris­ë së Elbasanit, Dritan Gina. Prokurorja e akuzoi Ginën se i vodhi dosjen nga zyra, ndërsa ky i fundit reagoi, duke thënë se dosjen e mori për mbylljen sa më të shpejtë të hetimeve dhe se ajo më pas u shpërnda në disa drejtori të ndryshme. Për këtë ndodhi, prokurorja bëri edhe kallëzim për shpërdorim detyre ndaj ish- eprorit të saj, Dritan Gina. Vetëm një muaj më pas, Dritan Gina u shkarkua nga detyra që mbante me urdhër të Kryeprokur­ores Arta Marku. Ai menjëherë bëri kallëzim te Krimet e Rënda ndaj Kryeprokur­ores së përkohshme, Arta Marku, duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania