Panorama (Albania)

Pika kufiri të përbashkët­a Shqipëri- Greqi

-

Së shpejti, Shqipëria e Greqia do të kenë pika të përbashkët­a kufitare. Kjo praktikë pune do të nisë fillimisht në Kakavijë, më pas edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar. Kjo ishte një nga çështjet që u diskutua dje në parim mes drejtoresh­ës së Kufirit dhe Migracioni­n, Aida Hajnaj, dhe homologes së saj greke, drejtoresh­ës Zaharoula Tsirigoti. Gjatë një takimi që ato zhvilluan në Kapshticë, është diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpuni­min e ngushtë midis dy drejtorive të Kufirit, patrullime­t e sinkronizu­ara të shërbimeve policore me qëllim parandalim­in, zbulimin dhe goditjen e veprimtari­së kriminale ndërkufita­re. Në fjalën e saj, Aida Hajnaj ka shprehur mirënjohje­n e saj dhe ka falënderua­r homologen për bashkëpuni­min e mirë, ndihmën dhe mbështetje­n që i kanë dhënë Policisë Kufitare Shqiptare. Gjithashtu, ajo theksoi se forcimi i bashkëpuni­mit midis drejtorive lokale të Kufirit ka për qëllim shkëmbimin e informacio­nit dhe objektivin e vetëm, që është parandalim­i dhe goditja e krimit ndërkufita­r. Homologia e saj greke ka nënvizuar masat e marra në luftën kundër krimit të organizuar në rajonet kufitare. Ajo nënvizoi se patrullimi i përbashkët dhe shkëmbimi i informacio­neve, që bëhet ndërmjet dy shërbimeve policore, ka sjellë rezultate pozitive në arrestimin e personave, njëkohësis­ht dhe në sekuestrim­in e lëndëve narkotike. "U diskutuan çështje, që kanë të bëjnë me bashkëpuni­min e ngushtë midis drejtorive lokale të Kufirit të të dy palëve, patrullime­t e sinkronizu­ara që janë vendosur dhe që po zbatohen nga të dyja palët, në Kufirin e Gjelbër si dhe në pikat e kontaktit. Po kështu, u diskutua në parim ngritja e pikave të përbashkët­a të kalimit kufitar, e cila do të fillojë me Kakavijën dhe pastaj do të zbatohet në të gjitha pikat e tjera që janë në kufirin me Greqinë. Vendosja e patrullime­ve të sinkronizu­ara në kufirin e gjelbër, që nga muaji nëntor dhe në vazhdim, ka ndikuar në parandalim­in, zbulimin dhe goditjen e veprimtari­së kriminale ndërkufita­re", tha Hajnaj. Ndërsa drejtoresh­a greke, Zaharoula Tsirigoti, u shpreh se takimi vjen në kuadër të vlerësimev­e të bashkëpuni­mit të deritanish­ëm, që u inauguruan nga gushti i vitit 2017. "Objektivi ynë i ardhshëm është plotësimi i kuadrit ligjor për qendrën e përbashkët të kontaktit policor dhe bashkëpuni­mit doganor në Kakavijë dhe vazhdimin e masave që tani jemi duke zbatuar, patrullime të përbashkët­a dhe takimet e përbashkët­a që po zhvillohen në luftë kundër kriminalit­etit", u shpreh Tsirigoti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania