Panorama (Albania)

Dhunohet me shkop bejsbolli shefi i regjimit të Burgut 313

-

Shefi i regjimit të Burgut 313 në Tiranë, Bledar Pura, është dhunuar fizikisht mëngjesin e djeshëm, sapo ka dalë nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08: 00, në zonën e "Freskut", para një pallati. Policia është lajmëruar në sallën operative nga dëshmitarë­t, të cilët denonconin se një person ndodhej i gjakosur dhe i shtrirë në tokë. Menjëherë pas telefonatë­s, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it nr. 4, që kanë konstatuar të plagosurin dhe kanë lajmëruar ambulancën, që e ka transportu­ar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Burimet thanë se 36- vjeçari Bledar Pura ishte goditur disa herë më shkop bejsbolli, por pas ndihmës së mjekëve, gjendja e tij shëndetëso­re është stabilizua­r dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga deklarimet paraprake që ai ka dhënë për oficerët e Policisë Gjyqësore, që e kanë marrë në pyetje në spital, ka deklaruar se është sulmuar nga 3 persona. Por ai është shprehur se nuk ka njohur asnjërin prej tyre. Ndërsa i pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm për të përcaktuar motivin e këtij sulmi, Pura është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person, qoftë për shkak të detyrës që bën, apo qoftë edhe për çështje personale. Burimet thanë se është ende herët për të përcaktuar nëse ngjarja ka lidhje apo jo me detyrën, ndërsa paraprakis­ht po punohet për identifiki­min dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të ngjarjes. "Më datë 17 janar, rreth orës 08: 00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur zona e ' Freskut', një shtetas ndodhet i shtrirë. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se, në afërsi të një pallati është gjendur i dëmtuar shtetasi Bledar Pura, 36 vjeç, ku sipas deklarimit të tij, dyshohet se është dhunuar nga 23 persona. Ai është transportu­ar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifiki­min dhe kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

 ?? Bledar Pura ??
Bledar Pura

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania