Panorama (Albania)

Deportohet nga Zvicra, kosovari arrestohet se ishte në kërkim

-

Policia Kufitare ka arrestuar në Aeroportin e Rinasit një shtetas kosovar, i cili ishte deportuar nga Zvicra. Arrestimi i tij u krye pasi rezultoi person në kërkim i dënuar për vjedhje me dhunë. Ndërsa, nga verifikimi i dokumentev­e, rezultoi se kishte një pasaportë biometrike shqiptare, me identitet të vjedhur nga një shtetas tjetër. Policia e Shtetit tha se shërbimet e Kufitare dhe specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Rinasit, kanë bërë ndalimin e shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, Astrit Th., 31 vjeç, lindur dhe banues në Gjakovë. “Shtetasi i lartpërmen­dur ishte kthyer në kategorinë deportiv nga autoritete­t policore zvicerane, me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit. Të njëjtat burime thanë se, 31- vjeçari Astrit Th., dispononte si dokument identifiki­mi një pasaportë biometrike shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria, por me fotografin­ë e tij. Gjatë deklarimev­e që dha pas ndalimit në ambientet e Komis- ariatit të Rinasit, mësohet se këtë pasaportë ai e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, duke paguar një shumë prej 2 mijë eurosh. Gjatë procedurav­e të intervisti­mit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralit­etet e pasaportës dhe pas verifikime­ve të hollësishm­e, rezultoi se ky shtetas ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria. Pas verifikimi­t të gjeneralit­eteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. “Nga ana jonë, shtetasi Astrit Th. u procedua për veprën penale ‘ Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëv­e’, parash- ikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Më pas, shtetasi Astrit Th., u transferua në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë tek autoritete­t kosovare për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

 ??  ?? Aeroporti i Rinasit
Aeroporti i Rinasit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania