Panorama (Albania)

Rama firmos: Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë së Arteve

- Erzen Shkololli

Artisti dhe kuratori Erzen Shkololli, ishdrejtor­i i Galerisë Kombëtare të Prishtinës, do të drejtojë Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. Pasi priti gati dy muaj mbi tavolinën e Kryeminist­rit, më në fund emri i tij u firmos dje nga kreu i qeverisë. Në mbledhjen e radhës, “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, ‘ Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve”. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Shkololli, i cili ka ekspozuar në muzeume të rëndësishm­e si Stedelijk Museum në Amsterdam, Centre Pompidou, Paris, Tate Modern në Londër, MUMOK, Vjenë dhe ka kuruar ekspozita jo vetëm në Prishtinë dhe Tiranë, do të zëvendë- sojë, tashmë ish- drejtorin Artan Shabani, i cili mbajti këtë post që prej tetorit të vitit 2013. Konkursi për postin e drejtorit të GKA- së u hap që në muajin tetor. Për këtë post, krahas Erzen Shkolollit, kandiduan edhe Helidon Haliti, Kreshnik Xhiku dhe Artur Çela. Por me sa duket, Ministria e Kulturës, e pa të udhës të propozonte pranë qeverisë emrin e Shkolollit. Ky i fundit do të drejtojë një institucio­n, i cili deri më tani ka pasur pak vëmendje financiare dhe ka nevojë për ndërhyrje si në infrastruk­turë, ashtu edhe në përmbajtje­n e tij. Linja muzeore e ngritur shumë vite më parë, në periudhën e ish- drejtorit Rubens Shima, pasi ka pësuar shpesh andrrime, heqje dhe vënie punësh, gjatë katër viteve të fundit, pa dyshim që ka nevojë të rikoncepto­het. Për më tepër do të jetë vet Shkololli që do të paraqesë platformën e tij drejtuese për institucio­nin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania