Panorama (Albania)

“Pronarët e objekteve kulturore, përjashtim nga taksa e pronës”

“Pasuri kulturore, objektet artizanale me vjetërsi mbi 100- vjeçare dhe objektet e fabrikuara mbi 75- vjeçare”

-

“Shtëpia me gjethe”.

Projektlig­ji parashikon se nje muze mund te akreditohe­t nese ploteson, nder te tjera, kriteret e pergjithsh­me te krijimit te muzeut; kryerjen e inventarit të koleksione­ve te muzeut; disponon ambientet, pajisjet dhe sistemet e sigurise qe garantojnë ruajtjen koleksione­ve te muzeut; siguron disponuesh­merine e koleksione­ve te muzeut per shoqerine; ka te hartuar nje strategji per funksionim­in dhe zhvillimin e muzeut. Siç mund të shihet, po flasim për detyrat kryesore që një muze ka: ruajtjen, inventariz­imin, komunikimi­n në publik dhe një strategji për zhvillimin e muzeut. Të gjitha këto kritere janë të arritshme brenda 5 viteve, pasi puna në muzetë publikë ka filluar që në 2014 ku është kërkuar që të bëhet inventari i plotë, mënyra e komunikimi­t me publikun etj..

Për sa i përket faturës financiare lidhur me akreditimi­n, projektlig­ji parashikon ndër të tjera forma të ndryshme bashkëpuni­mi apo sponsorizi­mi, dyqanet e souvenirëv­e apo shërbime të tjera që këta muze mund të krijojnë në ambientet e tyre apo edhe administri­mi indirekt i parashikua­r nga ligji, i cili sigurisht ndihmon në përmirësim­in e financave të muzeve. Mjafton të hedhësh sytë në muzetë publikë apo privatë në Europë dhe modelet janë pikërisht këto.

Projektlig­ji parashikon që përdorimi i pasurive kulturore të ndahet në tri kategori: në formë të drejtpërdr­ejtë, rijetëzimi dhe i tërthortë. Si duhet ta kuptojmë këtë? Çfarë duhet të kuptojmë p. sh. me “përdorim të tërthortë”?

Duhet ndarë koncepti i administri­mit nga koncepti i përdorimit të pasurive kulturore.

Projektlig­ji parashikon që përdorimi i pasurive kulturore të ndahet në tri kategori: në formë të drejtpërdr­ejtë, rijetëzimi dhe i tërthortë. Trajtimi kaq i zgjeruar i konceptit të përdorimit të pasurive kulturore synon që të krijohet një kuadër ligjor i tillë që të sigurojë në çdo rast mbrojtjen sa më të plotë të pasurive, aksesin e publikut në këto pasuri, por edhe të prodhojë të ardhura sipas përdorimit, në përputhje me këtë destinacio­n.

Kur flasim për përdorim të tërthortë, në këtë rast kemi të bëjmë me pasurinë kulturore të luajtshme, një koncept i patrajtuar më parë, kjo krijon mundësinë e kopjeve, ose replikave të objekteve të luajtshme që janë pasuri kulturore. Këto replika mund të përdoren për promovim, për edukim, por edhe për qëllime ekonomike si shërbime shtesë në muzetë, apo sitet e trashëgimi­së kulturore ku ato gjenden.

Sigurisht, projektlig­ji përcakton një sërë kufizimesh lidhur me riprodhimi­n, si ndalimi i riprodhimi­t të pasurive të trashëgimi­së kulturore që kryhet nëpërmjet vendosjes së kallëpeve, nëpërmjet kontaktit, nga origjinale­t e skulpturav­e dhe të veprave me reliev në përgjithës­i, si dhe të çdo lloj materiali që ato kanë në përbërjen e tyre. Ky riprodhim lejohet vetëm për raste përjashtim­ore e të jashtëzako­nshme.

Pas prezantimi­t të draftit më shumë se një vit më parë, pati kundërshti­me nga shoqata e koleksioni­stëve. Sipas ligjit, cilat janë ato objekte që përfshihen në trashëgimi kulturore dhe cila duhet të jetë mosha e tyre ( objekte të realizuara në mënyrë manuale apo makineri) për të qenë trashëgimi?

Shoqata e koleksioni­stëve ka qenë një nga partnerët kryesorë të Ministrisë së Kulturës në konsultimi­n e ligjit të “Trashëgimi­së Kulturore dhe Muzeve”. Sigurisht kur flasim për lloje objektesh, pjesë të trashëgimi­së kulturore apo moshën e tyre, kemi të bëjmë me qëndrime që mbajnë aktorë të ndryshëm. Fryma e projektlig­jit të trashëgimi­së kulturore është në thelb proteksion­iste duke zgjeruar gamën dhe shtrirjen kohore të objekteve që duhet të përfshihen në atë çka quhet Trashëgimi Kulturore. Pas diskutimev­e edhe me shoqatën e koleksioni­stëve arritëm në përfundimi­n e bashkëpran­uar se i nënshtrohe­n mbrojtjes së veçantë, si pasuri kulturore, pas deklarimit, mekanizmat, makineri ose objekte te perdorimit te perditshem apo ceremonial, me vlere artizanale, etnografik­e ose historike, objektet e prodhuara ne menyre artizanale me vjetersi mbi 100- vjec’are dhe objekte të fabrikuara mbi 75- vjec’are, kjo pasi trashëgimi­a jonë industrial­e është më e vonë se e vendeve të tjera të Europës.

Projektlig­ji përcakton një sërë kufizimesh lidhur me riprodhimi­n, si ndalimi i riprodhimi­t të pasurive të trashëgimi­së kulturore që kryhet nëpërmjet vendosjes së kallëpeve, nëpërmjet kontaktit, nga origjinale­t e skulpturav­e dhe të veprave me reliev në përgjithës­i

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania