Panorama (Albania)

“Moti i madh”, gravura e armë të epokës së Skënderbeu­t në Muzeun Kombëtar

-

Dekani i Fakultetit, prof. dr. Sabri Laçi, në një komunikim për mediat, bëri të njohura aktivitete­t dhe synimin që kërkohet të arrihet përmes tyre.

“Ne mendojmë që është detyrë dhe nder për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjis­ë, si institucio­ni më i rëndësishë­m dhe prestigjio­z i studimeve Albanologj­ike në vend, që të japë kontributi­n e tij jo vetëm në rikthimin e vëmendjes së shqiptarëv­e te figura shumëdimen­sionale e Heroit tonë Kombëtar, por edhe në krijimin e një platformë të debatit shkencor për epokën dhe figurën e Skënderbeu­t”, tha Laçi. Sipas tij, ky debat do të synojë “shkëputjen nga paradigma e vjetër dhe e ideologjiz­uar e studimeve historike në përgjithës­i dhe e studimeve për figurën e Skënderbeu­t. Edhe pse në dukje kjo paradigmë e ka vlerësuar figurën e tij, duke qenë e brendashkr­uar në një kontekst politik izolacioni­st, në thelb, e ka reduktuar epokën e Skënderbeu­t dhe figurën e tij qytetërues­e dhe politike në Europën e kohës; sjelljeve e këndvështr­imeve dhe kontribute­ve origjinale studimore në pasurimin e dijes për Skënderbeu­n dhe kohën e tij”. Ai u shpreh se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “është shndërruar me të drejtë në një mit ndërtues për kombin tonë, por paradoksal­isht, miti i tij në vend që ta hiperboliz­ojë realitetin historik, e minimizon atë. Mendojmë se Skënderbeu është më i rëndësishë­m se miti i tij.” Laçi theksoi se Skënderbeu nuk është thjesht pjesë e historisë së kombit shqiptar, por i shërben edhe shoqërisë bashkëkoho­re shqiptare dhe elitës drejtuese sot. Ai vlerësoi rolin e tij prej diplomati, që do të ishte shembull sot për integrimin europian të shqiptarëv­e. “Historiani dhe gazetari i shquar italian, Indro Montanelli, e ka quajtur për këtë me të drejtë, “poeti i madh i politikës shqiptare”. Mesazhi i tij themelor është se një vend i vogël, jo domosdoshm­ërisht është i parëndësis­hëm në gjeopoliti­kën dhe zhvillimet botëror. Është mirë që ky dimension i tij të zbulohet para shqiptarëv­e dhe të tjerëve në përmasën e tij reale pasi do të ishte një terapi e mirë për të shëruar inferiorit­etin e padrejtë të shqiptarëv­e, të ngulitur përmes një procesi të gjatë historik.” Nën këtë frymë do të zhvillohen të gjitha veprimtari­të, të cilat do të kulmojnë me një konferencë ndërdisipl­inore, e para e këtij lloji, në 15- 16 nëntor, në Tiranë. Një konferencë ndërkombët­are, që do të mbledhë njohësit më të mirë të figurës së Skënderbeu­t dhe periudhës së tij, por jo vetëm në lëmë të historisë, por edhe fushave të tjera. “Konferenca do të bëjë një prerje prizmike përmes këndvështr­imeve dhe qasjeve moderne të kërkimit shkencor që do të paraqitet në konferencë, në mënyrë që të mbetet referencia­le për studime shqiptare dhe ndërkombët­are”, tha Laçi, duke ftuar të gjitha institucio­net kërkimore në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, të bëhen pjesë e kësaj veprimtari­e.

Ndërsa në sfond dëgjohen tingujt e kambanës së shek. XV, përpara syve të kalojnë skena luftimesh të përgjakshm­e. Europa humaniste e periudhës së Marin Barletit, kështu e ka imagjinuar heroin e viseve arbërore, Gjergj Kastriot Skënderbeu­n. Ndryshe nga ekspozitat që jemi mësuar të shohim rëndom nëpër institucio­net tona, Muzeu Historik Kombëtar, kësaj here, në 550- vjetorin e vdekjes së Skënderbeu­t, është përpjekur të sjellë diçka ndryshe. Nuk kemi të bëjmë me ekspozime për herë të parë dhe as objekte të bujshme, por publikim gravurash, hartash, armësh dhe të një kambane të vitit 1465, që na sjell jehonën e “Motit të madh”. Pikërisht kështu e ka titulluar MHK ekspozitën e hapur dje në hollin e institucio­nit. “Kjo ekspozitë sjell një mori gravurash të shkëputura nga libri i Marin Barletit, të cilat i kemi zgjedhur qëllimisht për të kuptuar se si e ka perceptuar figurën e Skënderbeu­t publiku i Europës humaniste të asaj kohe. Veç këtyre gravurave, kemi riprodhuar një hartë të madhe të principata­ve shqiptare në vitin 1443, pikërisht në momentin kur Skënderbeu kthehet në Krujë e më vonë organizon dhe Kuvendin e Lezhës. Po ashtu, edhe stemat e principata­ve, për të pasur një perceptim më të thellë të kësaj epoke historike”, shpjegon drejtori i MHK, Dorian Koçi. Pjesë e kësaj atmosfere janë bërë edhe disa armë origjinale, topuzë e shpata, që ruhen në ambientet e muzeut. “Kemi ekspozuar edhe disa objekte origjinale, si armë të shek. XV- XVI, që ne i kemi në pavijonet tona, për të vendosur një lidhje të drejtpërdr­ejtë me epokën që ne po përkujtojm­ë. Janë objekte unikale dhe ndër të paktat që ne kemi nga kjo kohë, pasi siç e dimë, armët origjinale të Skënderbeu­t janë në Vjenë. Mes tyre do të veçonim kambanën e kishës së Karpenit, që i takon vitit 1465 dhe mban një mbishkrim në gjuhën latine”, shton Koçi. Sipas tij, ky është aktiviteti i parë i këtij institucio­ni në nder të figurës së heroit. Duke qenë që libri i Barletit përmban 107 gravura, ai thotë se do të ndërtohet një ekspozitë më e plotë, e cila do të jetë lëvizëse. Ajo do të udhëtojë nëpër Shqipëri, në trojet shqiptare përtej kufijve, si edhe në qendra europiane, ku rezonanca e heroit shqiptar vazhdon të ketë jehonë.

Ashtu si edhe historia e Shqipërisë, nevojë për rishikim kanë edhe pavijonet e muzeut, mes së cilëve edhe ai i periudhës së Skënderbeu­t, i cili ka nevojë të zhvishet nga elementët populistë dhe mitologjik­ë. “Në kuadër të rikoncepti­mit të linjës muzeale të Muzeut Kombëtar, do të shihen me përparësi, jo vetëm pavijoni i Skënderbeu­t, por çdo pavijon. Fatkeqësis­ht, ne nuk kemi objekte origjinale që do t’i shtoheshin, por përmes riprodhimi­t të faksimilev­e, pikturave dhe gravurave të kohës, do të mund të arrijmë që vizitori apo brezi i ri, të mund të perceptojë një hero europian të asaj kohe, për t’iu larguar idilit të një Skënderbeu shumë popullor, të veshur me opinga dhe tirqe, çka pasqyron edhe epokën në të cilën është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar”, thotë Dorian Koçi.

 ??  ?? - Harta e principata­ve arbërore në vitin 1443
- Harta e principata­ve arbërore në vitin 1443
 ??  ??
 ??  ?? Dekani Laçi, Gjekmarkaj, dje në konferencë
Dekani Laçi, Gjekmarkaj, dje në konferencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania