Panorama (Albania)

Lezha nderon Gjergj Kastriotin, homazhe nga të gjitha komunitete­t fetare

-

Lezha ka përkujtuar 550- vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në ceremoninë përkujtimo­re të zhvilluar për këtë rast, të mbajtur te vendvarrim­i i Skënderbeu­t, morën pjesë, krahas autoritete­ve vendore dhe qytetarëve, edhe 150 arbëresh të Italisë, të cilët kanë udhëtuar drejt Lezhës për të nderuar mbi varrin e heroit. Pavarësish­t rëndësisë së këtyre homazhe dhe faktit se 2018 është cilësuar si Viti i Skënderbeu­t, ra në sy mungesa e deputetëve dhe përfaqësue­sve të qeverisë në këtë përvjetor jubilar. Drejtuesit lokalë dhe përfaqësue­s të arbëreshëv­e kanë vendosur kurora me lule mbi varrin e Gjergj Kastriotit ku kanë kryer edhe homazhet. Fjala e rastit është mbajtur fillimisht nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i cili solli në vëmendje përpjekjet e pandërprer­a të Gjergj Kastriotit për mbrojtjen e atdheut. Ai tha se Heroi ynë Kombëtar e bëri edhe Lezhën të pavdekshme duke zgjedhur të prehet përjetësis­ht në katedralen e Shën Kollit dhe vdekja e tij ishte ditë zie jo vetëm për Arbërinë, por edhe për mbretëritë e Europës.

“Këtu, në këtë qytet, në këtë kishë, në këtë altar, prehen eshtrat e Gjergj Kastriotit duke mbyllur edhe një nga faqet më të lavdishme të mesjetës. Lezha e përcolli me kambanat e kishave, që lajmëruan zbritjen në varr të Kryetrimit të arbërve duke shënuar kështu edhe fundin e lavdisë së principata­ve shqiptare për atë periudhë. Atë ditë u shua krenaria, që për 25 vjet i dha shkëlqim Mesjetës, nga malet e Ballkanit e deri në Vatikan dhe Europë, me luftën e drejtë dhe në mbrojtje të lirisë, trashëgimi­së historike, vlerave njerëzore të popullit dhe principata­ve arbënore. Skënderbeu i është imponuar historisë së Shqipërisë si Hero Kombëtar, Europës si simbol i qëndresës e Mesjetës, si një ndër gjeneralët më të shquar. Lezha gjithmonë do të identifiko­het me Gjergj Kastriotin pasi që nga dita e lidhjes së shqiptarëv­e, Besëlidhje­s së 2 marsit 1444, e deri kur hyri për herë të fundit në këtë qytet, ai e ktheu Lezhën në kryeqendrë­n diplomatik­e të kohës.”

Përfaqësue­sit e besimeve fetare e vunë theksin te bashkimi i popullit pa dallim feje, në dashurinë për atdheun dhe njeri- tjetrin. Kështu, për arqipeshkv­in Angelo Masafra, epopeja e Skënderbeu­t është epopeja jonë.

“Është epopeja jonë, epopeja e Skënderbeu­t, kështu që ai na mëson: Shqiptarë, kudo që jeni, bashkohuni në emër të zotit e në emër të kombit, për vlerat, traditat dhe ta dashurojmë atdheun.”

Duke iu referuar ditës homazh për Gjergj Kastriotin, myftiu i Lezhës, Agim Terziu, tha se për besimtarët myslimanë shqiptarë, Skënderbeu është heroi i kombit dhe se askush nuk duhet hedhë përçarje te shqiptarët, pasi po vepron në kundërshti­m me atë që na mësoi vetë Gjergj Kastriot Skënderbeu. “Jam këtu për të konfirmuar në emër të të gjithë besimtarëv­e myslimanë dhe besimit që ne kemi se për ne, figura e Skënderbeu­t është e nderuar. Ai është simbol i bashkimit të shqiptarëv­e. Nëse ne nisemi për të ditur se sa vite Skënderbeu ka qenë katolik, ortodoks apo mysliman, atëherë shkojmë drejt përçarjes. Ka pasur burra të fortë ky shtet, kur u themelua në 1912, e këta njerëz të mëdhenj duhen ndjekur për shembullin e tolerancës fetare që na kanë lënë trashëgimi dhe ky shpirt i madh i popullit shqiptar, shpirti i tolerancës, shpresojmë që të vazhdojë në shekuj.”

 ??  ?? Nga homazhet në vendvarrim­in e Skënderbeu­t
Nga homazhet në vendvarrim­in e Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania