Panorama (Albania)

Ivanoviç do të varroset në Beograd, homazhe nga e gjithë Mitrovica

-

Arkivoli me trupin e pajetë të Ivanoviç u transportu­a të mërkurën nën shoqërimin e Policisë nga Mitrovica, qytet i veriut të Kosovës, në Beograd, ku politikani serb do të varroset të enjten. Qytetarët që mbushën rrugët, nëpër të cilat kaloi trupi, qëndruan në heshtje duke vendosur lule në automjetin që transporto­nte arkivolin. Mediat serbe kanë shkruar se nuk ka pasur rritje të numrit të policisë nëpër rrugë, të cilat ishin mbyllur për kalimin e autokolonë­s së funeralit. Një helikopter i KFOR- it ka fluturuar mbi Mitrovicë në atë kohë. Një shërbesë përkujtimo­re ortodokse serbe për Ivanoviç u mbajt më herët gjatë ditës në Mitrovicë, e udhëhequr nga peshkopi Teodosije. Udhëheqësi i partisë serbe Iniciativa Qytetare u qëllua gjashtë herë para ambienteve të partisë në Mitrovicën veriore të martën në mëngjes dhe vdiq nga plagët e tij në spital. Është raportuar se ka qenë dëshira e familjes që Ivanoviç të varroset në Beograd. Kryeminist­rja serbe, Ana Brnabic, tha se qeveria e saj do të sigurojë çdo lloj asistence në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviç. Në një intervistë për REL, në kohën e vrasjes së politikani­t serb në Kosovë, Brnabic theksoi se nëse Serbia nuk lejohej që të merrte pjesë në hetimin për vrasjen e politikani­t, do të niste një hetim më vete. E pyetur nga gazetarët nëse një hetim paralel do të ishte kundërprod­uktiv në lidhje me bashkëpuni­min me Kosovën, Brnabic tha se gjëja e vetme e rëndësishm­e ishte që të gjenin kriminelët. Nipi i Oliver Ivanoviç, Aleksandar Ivanoviç, tha për një media serbe se nuk iu intereson kush e kreu vrasjen, por kush e ka porositur atë. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka zbuluar pronarin e makinës së djegur që dyshohet të jetë përdorur nga vrasësit, por nuk ka dhënë detaje. Agjencia serbe “Novosti”, ka shkruar se automjeti i tipit “Opel Astra” i përket një qytetari austriak me origjinë serbe, i cili nuk jeton më. Kjo ka bërë që të ketë spekulime për mënyrën sesi vrasësit morën makinën. Ka informacio­ne të reja mbi vrasjen e politikani­t serb, të siguruara pas marrjes në pyetje të disa dëshmitarë­ve, shqyrtimit të filmimeve të kamerave të sigurisë dhe informacio­neve të marra përmes rrugës së komunikimi­t të mbrojtur. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon biseda telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në lidhje me vrasjen e politikani­t serb, Ivanoviç, në Mitrovicën e Veriut.

 ??  ?? Percjellja e Ivanoviç
Percjellja e Ivanoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania