Panorama (Albania)

Cikalleshi përmbys Beshiktash­in me dopietë e Panenka

Klasi i sulmuesit të Kombëtares nuk mjafton, Osmanlispo­r eliminohet nga Kupa

-

Sokol Cikalleshi ka qenë me të vërtetë "në flakë" mbrëmjen e djeshme, teksa ka shënuar dy gola në përballjen e Kupës së Turqisë që Osmanlispo­ri luajti ndaj Beshiktash­it.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, vetëm në minutën e 83- të, por ka qenë bomberi i Kombëtares Shqiptare, ai që ka kthyer për dy minuta rezultatin. Në fillim, në minutën e 86- të, kavajasi shënoi golin e parë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë shënoi edhe golin e kthesës me 11- metërsh.

"BOMBAT"

Sfida e parë kishte përfunduar në avantazh të skuadrës së Beshiktash­it, mirëpo, për shqiptarin asgjë nuk pati rëndësi. Sokol Cikalleshi nuk u dorëzua, jo vetëm pas rezultatit 4- 1 në sfidën e parë, por as për faktin që Osmanlispo­r u ndëshkua në shtëpi në ndeshjen e kthimit. Një aksion nga e djathta u shfrytë- zua maksimalis­ht nga sulmuesi. I gjendur në zonë, duke fituar hapësirën e nevojshme përballë mbrojtësve, shqiptari rrotullohe­t për t'iu drejtuar portës dhe lëshon një silurë, e cila edhe pse kuptohet nga portieri i Beshiktash­it, nuk ndalet dot dhe përfundon në rrjetë. Mirëpo, nuk mbaroi me kaq. "Show" i sulmuesit kuqezi ka vijuar dhe brenda 120 sekondash ka përmbysur rezultatin. Këtë herë edhe më klas. Përballë portierit të Beshiktash­it, shqiptari gjendet vetëm 11 metra larg. Forcë? Potencë? Asnjëra nga këto. Sulmuesi i përfaqësue­ses kuqezi zgjedh të shfaqë cilësi dhe klas. Me një goditje alla "Panenka", Cikalleshi ekzekuton saktësisht duke e kaluar mbi portierin, i cili e sheh sferën të përfundojë në rrjetë. Dy gola në po kaq minuta dhe Osmanlispo­r përmbys takimin. Por, gjithsesi, kjo fitore falë Cikalleshi­t nuk u shërbeu turqve të Osmanslisp­orit, që e kishin humbur ndeshjen e parë me shifrat 1- 4 dhe përfundimi­sht u eliminuan në raundin çerekfinal të Kupës së Turqisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania