Panorama (Albania)

UEFA: Tolerancë zero për ndërhyrjet e politikës

-

Gara për postin e presidenti­t të Federatës Shqiptare të Futbollit po hyn në një pikë të nxehtë, me gjithçka ndodh në sipërfaqe dhe nën të. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Endi Tufa të "Top Channel", Pedro Pinto, ish- gazetar i njohur i CNN dhe aktualisht drejtor i komunikimi­t në UEFA, tregon për herë të parë qëndrimin e "qeverisë europiane të futbollit" për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor. Në Nion të Zvicrës, godina moderne e UEFA- s ngjan e ftohtë, njësoj si emocionet e portugezit Pedro Pinto, ishgazetar­i sportiv i CNN, që sot drejton zyrën e komunikimi­t të UEFA- s. Dikur gazetar, me detyrën për të bërë sa më shumë pyetje, sot ( dje) Pedro nuk lejon më shumë se 3. Zëdhënësi i UEFA- s, vartës i Pedros, rri pas kamerës dhe na tërheq vëmendjen kur bëjmë pyetjen e katërt. Pedro Pinto, drejtor i komunikimi­t të UEFA- s, flet në emër të presidenti­t Aleksandër Ceferin dhe mesazhi që do të përcjellë është vetëm një: "UEFA po ndjek me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri".

Çfarë mund të thoni në përgjithës­i për federatën dhe futbollin shqiptar? Çfarë është bërë mirë dhe ç'duhet bërë më mirë?

Mendoj se është e drejtë që të themi se ky është një moment i artë për futbollin shqiptar. Përfaqësue­sja shqiptare arriti që të kualifikoh­et në finalet e kampionati­t Europian dhe, përpos kësaj, kjo skuadër bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në kualifikue­set e Botërorit. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe përmirësim­in e dukshëm të rezultatev­e me ekipet kombëtare të moshave apo ndërhyrjet e dukshme në infrastruk­turë. Në total mund të themi se Federata Shqiptare e Futbollit ka shkuar drejt një modernizim­i dhe përfshirja e saj në programet e UEFA- s, siç është edhe projekti "Grassroots", tregon qartë përmirësim­et e këtij institucio­nit të futbollit shqiptar. Ne presim që kjo gjë të vazhdojë.

A keni ndonjë informacio­n rreth zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit?

Sigurisht, UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt. Ne jemi në dijeni që janë dy kandidatë, mbetemi gjatë gjithë kohës në kontakt edhe me FIFA- n duke grumbullua­r paralelish­t informacio­ne nga terreni, për t'u siguruar që gjithçka të shkojë ashtu si duhet.

Në rast të ndërhyrjev­e politike, cili është qëndrimi i UEFA- s?

Pozicionim­i i UEFA- s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFAs, statutit të FIFA- s, ashtu siç edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në çdo formë të futbollit. Sa i përket procesit të zgjedhjeve, UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh, që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtj­en e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndiejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojm­ë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorj­a, të ndiqet dhe më pas, do të kemi një raport nga delegatët tanë. Vetëm pas këtij procesi, UEFA do të vlerësojë situatën.

A ka Shqipëria rrezik të përfundojë si Spanja dhe Greqia, ku ka pasur ndërhyrje të politikës në zgjedhje?

Nuk do të donim të krahasonim asnjë situatë që ka ndodhur në vende të tjera. Të vetmen gjë që dua të them, është se do të ketë 0 tolerancë nga çdo ndërhyrje politike në çdo nivel të futbollit dhe procesi zgjedhor është një nivel futbolli në këtë rast, për këtë arsye do të ketë 0 tolerancë.

 ??  ?? Pedro Pinto, ish- gazetar i njohur i CNN dhe aktualisht drejtor i komunikimi­t në UEFA
Pedro Pinto, ish- gazetar i njohur i CNN dhe aktualisht drejtor i komunikimi­t në UEFA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania