Panorama (Albania)

SI NDRYSHON LIGJI Të përndjekur­it, paratë për dy këstet e fundit

Qeveria ndryshon ligjin, përfitojnë ata që kanë mbi 15 vjet burg. Plan për përjashtim­in nga skema e dëmshpërbl­imit të nipërve dhe mbesave

-

Kur ende nuk ka përfunduar ndarja e këstit të 8- të për të gjithë ish- të dënuarit që jetojnë, Qeveria ka nisur procedurat për dy pagesat e radhës, përkatësis­ht këstin e 9- të dhe të 10- të.

Kjo jo pa shkak, duke qenë se ka nga ata të dënuar, të cilët kanë më shumë se 15 vite burg e që për pasojë, nuk e përmbyllin procesin me 8 këste. Ligji në fuqi përcakton qartë se vlera minimale që ndahet për një këst, nuk duhet të jetë më e ulët se 100 mijë lekë të reja, ndërsa vlera maksimale 1 milion lekë. Me këtë prag të përcaktuar është praktikish­t e pamundur që t’i japësh 8 këste dikujt, që ka bërë 20 apo më shumë vite burg. Formula përcakton që një ditë burgu të paguhet 2 mijë lekë. Nëse kjo llogaritet me totalin e viteve të kryera, atëherë vlera e dëmshpërbl­imit do të jetë më e lartë nga ajo që mund të ndahet nëpërmjet skemës me 8 këste. Burime nga Ministria e Financës bëjnë me dije se ka nisur puna për fillimin e këtyre dy pagesave, të cilat do të paraprihen nga disa ndryshime ligjore, që shumë shpejt do të kalojnë në Qeveri për miratim. “Ligji aktual kishte parashikua­r 8 këste, por ka të dënuar të cilët na rezultojnë që kanë akoma për të marrë, kështu që duhet ndryshuar neni, ku thuhet 8 këste dhe të bëhet: të vazhdojë pagesa deri në përfundim, njësoj siç janë dhënë edhe këstet e mëparshme”, bëhet e ditur nga Financat. KËSTI I TETË

Duke nisur nga muaji dhjetor i vitit që lamë pas, Ministria e Financës ka nisur ndarjen e këstit të tetë. Gjithsej, janë rreth 1600 të dënuar që jetojnë, por, siç mësohet, jo të gjithë kanë mundur ta përfitojnë këtë pagesë. Kjo ka ardhur për shkak të mosdorëzim­it të dokumentev­e nga ana e të dënuarve që jetojnë. Burimet shtojnë se janë mbi 150 ish- të përndjekur që se kanë tërhequr këtë këst, duke qenë se nuk i janë përgjigjur thirrjes për të depozituar certifikat­ë lindjeje dhe numër llogarie aktive. Kujtojmë që në fund të vitit që shkoi, Qeveria, veç fondit vjetor alokoi edhe rreth 3 milionë dollarë të tjera, duke dhënë mundësinë e dëmshpërbl­imit të plotë për kategorinë parësore. TRASHËGIMT­ARËT

Ndonëse e pakonfirmu­ar zyrtarisht, të gjitha deklaratat e bëra këto ditë të shpien në të njëjtën pikë, se Qeveria ka në plan të përjashtoj­ë trashëgimt­arët nga e drejta e dëmshpërbl­imit. Kjo ide e hedhur gati tre vite më parë, por që mbeti në letër pa u konkretizu­ar nga frika e kostos elektorale, ka nisur të rimarrë jetë sërish. Nëpërmjet nismës, synohet që të dalin jashtë loje nipërit dhe mbesat, pra, përfituesi­t e radhës së dytë dhe të tretë, por jo bashkëshor­tja, fëmijët, si edhe motrat e vëllezërit e të dënuarit. Për këta të fundit, procesi do të vazhdojë. Por cilat mund të jenë arsyet që mund ta çojnë Qeverinë në ndërmarrje­n e këtij hapi? Përveç qëllimit për të reduktuar faturën në adresë të kësaj shtrese, një tjetër arsye është edhe mbyllja brenda një kohe të shkurtër e kësaj plage sociale. Duke pasur kaq shumë përfitues për një dosje, ka përbërë një problem në ndarjen e kësteve. Trashëgimt­arët në radhë për dëmshpërbl­im jo gjithmonë kanë treguar interes për plotësimin e dosjes, kjo ka bërë që të mendohet për përjashtim­in e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania