Panorama (Albania)

Protesta, Kryemadhi: Do t’i përgjigjem­i vullnetit të qytetarëve

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, tha dje se opozita do t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve gjatë protestës së 27 janarit. “Ne do t’i përgjigjem­i vullnetit të protestues­ve, ata do të jenë ata që do të vendosin. Nëse maxhoranca e mandateve të 25 qershorit nuk e ka kuptuar që ka hyrë në rrugë pa krye, opozita ka humbur rolin thelbësor në Parlament, do t’u drejtohet qytetarëve”, tha Kryemadhi. Sipas saj, protesta është demokratik­e, ndërsa qëllimi i saj nuk është të protestohe­t vetëm ndaj zgjedhjes së Kryeprokur­orit të përkohshëm të Përgjithsh­ëm. Protesta e 27 janarit është një protestë demokratik­e. Opozita është e detyruar nga kërkesa të qytetarëve. Në takimet tona shohim një reagim të trishtë, ndiejmë dhimbjen e bizneseve të vogla, të të papunëve. Protesta e 27 janarit i përmbledh të gjitha”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së akuzoi Kryeminist­rin Rama se dezinformo­n ndërkombët­arët. “Rama nuk mund të vazhdojë më të fshihet pas kostumeve dhe fustaneve të ndërkombët­arëve, sado që ai mundet t’i manipulojë, t’i keqinformo­jë. E them me bindje, se në të gjitha takimet dhe kontaktet që kemi pasur me ambasadorë dhe institucio­ne të tjera, shikojmë që ka një deformim që kur ka filluar fushata zgjedhore dhe procesi zgjedhor dhe deri më datën 18 dhjetor. Nuk di të ketë ndonjë ndërkombët­ar, që t’i ketë thënë Ramës zgjidhe prokurorin me 69 vota. Euralius është një institucio­n konsultati­v, jo vendimmarr­ës. Për LSI dhe gjithë klasën politike, Komisioni i Venecias është kryesori, do të njoftojmë dhe Komisionin e Venecias për nenin 88 në Kushtetutë”, tha kryetarja e LSI- së.

 ??  ?? Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania