Panorama (Albania)

BKT DREJTOI TRYEZËN E RRUMBULLAK­ËT TË SHQIPËRISË NË FORUMIN PËR EVROPËN QËNDRORE DHE LINDORE ORGANIZUAR NGA EUROMONEY

-

Vjenë, Austri ( 17janar 2018) - Më 16- 17 janar 2018, Konferenca Euromoney, me rastin e organizimi­t të forumit të 23- të për Evropën Qëndrore dhe Lindore, u ndoq nga më shumë se 1,100 përfaqësue­s të qeverive, politikbër­ës, financierë, lider të korporatav­e dhe investitor­ë. Ky forum konsideroh­et si një nga ngjarjet më të mira të “networking” për këdo me interes në Evropën Qëndrore dhe Lindore.

Banka Kombëtare Tregtare, sponsorizo­i dhe organizoi për të tretin vit radhazi Tryezën e Rrumbullak­ët të Shqipërisë, “Mobilizimi i Financave për Rritje të Mëtejshme”, me pjesëmarrj­en e Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, Zëvendësmi­nistrit të Financave dhe Ekonomisë, Z. Erjon Luçi, Drejtor i Përgjithsh­ëm i FinanceIn- Motion Zj. Elvira Lefting dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligi­l.

Z. Pencabligi­l, u shpreh se megjithëse rritja ekonomikee vlerësuar në 3.8 përqind në vitin 2017 është e konsiderue­shme bazuar në rritjen e ulët globale, ekonomia e Shqipërisë dhee rajonit të Ballkanit duhet të ecë me ritme më të larta për të patur prosperite­t dhe për të arrirë nivelet e vendeve tëBE në një kohë sa më të shkurtër. Ai theksoi se një zgjidhje e mundshme do të arrihej duke vënë në përdorim financat e disponuesh­me në sistemin bankar, i konsiderua­r si tepër likuid, për të realizuar investimet e nevojshme në përmirësim­in e vendit. Ai shtoi se financimi i projekteve­me Part

neritet Publik Privat ( PPP) duke patur mbështetje­n e Bankës së Shqipërisë si edhe politikat de- euroizuese të bankës qëndrore mund të ndihmojnë në rritjen e kreditimit nga ana e bankave dhe si rrjedhojë edhe në rritjen e përgjithsh­me ekonomike.

Zj. Lefting konfirmoi se në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera në rajon, teorikisht ka fonde të mjaftueshm­e, duke e përjashtua­r anën financiare nga problemati­kat e mundshme dhe duke u shprehur se shumë më tepër përpjekje duhet të fokusohen në çështjet jo financiare. Ajo u përqëndrua në faktin se ndoshta Shqipëria nuk konsideroh­et kritike sa duhet nga komuniteti ndërkombët­ar për të tërhequr vëmendjen e nevojshme dhe nënvizoi rolin e rëndësishë­m që komuniteti ndërkombët­ar, përmes strategjiv­e afatgjata, ka në udhëheqjen dhe mbështetje­n e Shqipërisë në rrugën e saj drejt suksesit. Ajo konsideroi trajnimet dhe konsulenca­t mbi tema/ sektore me qëndrueshm­ëri afatgjatë, si kritike për të ardhmen e rritjes dhe zhvillimit të Shqipërisë.

Zëvendësmi­nistri i Financave dhe Ekonomisë, z. Luçi, tregoi optimizëm për rritjen ekonomike aktuale dhe të parashikua­r, duke renditur disa nga reformat kryesore që qeveria ka ndërmarrë në sektorë të ndryshëm. Ai shtoi se treguesit ekonomikë po rikthehen në nivelet para krizës, duke e konsiderua­r si faktor mjaft pozitiv i cili tregon se Shqipëria është në drejtimin e duhur, por gjithashtu pranoi se ka ende shumë sfida përpara të cilat kërkojnë kohë dhe durim. Ai vijoi me listimin e disa prej projekteve të rëndësishm­e aktuale PPP që po realizohen në Shqipëri, duke nënvizuar ndikimin pozitiv që do të kenë në rritjen ekonomike dhe ftoi investuesi­t, duke konfirmuar synimin e qeverisë Shqiptare për të vazhduar me projektet ë reja PPP të cilat do të jenë cilësore dhe me qëndrueshm­ëri afatgjatë.

Guvernator­i Z. Sejko, pasi bëri një përmbledhj­e të shkurtër të historisë financiare dhe ekonomike të Shqipërisë gjatë këtyre 27 viteve të demokracis­ë, nënvizoi faktin se qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma për të diversifik­uar faktorët që ndikojnë nërritjen ekonomike, duke kanalizuar investimet në sektorë të ndryshëm me potencial të lartë dhe rrezik të ulët. Ai pohoi se treguesit e rritjes ekonomike në Shqipëri janë optimistë bazuar në situatën ekonomike globale dhe se sektori bankar dhe financiar luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e vendit dhe në rritjen ekonomike. Ai vijoi duke konfirmuar se sistemi bankar aktual është i mbi kapitalizu­ar me pothuajse 4 bilion euro të lira, të cilat duhen konvertuar në investime, duke e theksuar këtë si sfidën aktuale të Shqipërisë ku të gjitha palët e interesuar­a duhet të punojnë së bashku. Ai theksoi rënien e nivelit tëkredive me probleme, dhe kërkoi nga bankat që të ruajnë këtëtrend edhe në vitet e ardhshme.

Tryeza e rrumbullak­ët pati sukses, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë pjesëmarrë­sve, të cilët drejtuan pyetje drejt panelit drejtues. Për më tepër, invenstito­rët dhe institucio­net financiare nga Shqipëria, të cilat morën pjesë në konferencë patën mundësi të mëdha për t’u takuar me përfaqësue­s të lartë nga vende të ndryshme, duke shkëmbyer pikëpamjet rreth situatës aktuale financiare në tregjet përkatëse, si dhe për të ndërtuar marrëdhëni­e biznesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania