Panorama (Albania)

Optimizëm për zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë

- JANNIS PAPADIMITR­IO* * D. W.

Që prej njëzet vjetësh diplomati me përvojë Matthew Nimetz përpiqet për një kompromis në grindjen, për një palë të tretë të pakuptuesh­me, lidhur me emrin e “Maqedonisë”. Me emrin e ankoruar në Kushtetutë, “Republika e Maqedonisë” ky vend i vogël i Ballkanit më 1991, pas shpërbërje­s së Jugosllavi­së, shpalli pavarësinë. Por Greqia e pretendon këtë emër për vete si pjesë të trashëgimi­së historike dhe druan se prej tij mund të zgjohen pretendime territoria­le ndaj provincës greke me të njëjtin emër. Megjithatë, partive politike pro- europiane në Greqi u është dashur të tërhiqen disi dhe të pranojnë një emërtim, që përmban atributin “maqedonase”. Po thjesht “Republika Maqedoni”? Jo, kjo nuk pranohet, mendon pala greke. Në këtë drejtim, as sot nuk ka ndryshuar asgjë.

Përse, pra, pikërisht ky raund bisedimesh duhet të jetë i favorshëm për një zgjidhje me kompromis? “Sot në Shkup ka një udhëheqje të re politike, që vepron me arsye dhe është e interesuar me seriozitet për një afrim”, shpjegon Spiros Danellis, i cili është deputet i Partisë Social- Liberale, To Potami, në Parlamenti­n grek. Me këtë ai nënkupton largimin e Kryeminist­rit populist të djathtë, Nikola Gruevski, i cili fiksohej pas toneve nacionalis­te. Pasardhësi i tij socialdemo­krat, Zoran Zaev, ka sinjalizua­r, që ai do të rifillojë bisedimet me Athinën të mbetura pezull që nga viti 2014. Por që afrimi me palën greke nuk është i vetëkuptue­shëm, këtë Danellis e ka përjetuar në lëkurën e vet: Pas një interviste javën e kaluar atij, ia kanë cun- guar deklaratën duke e cituar gabimisht, sikur ai e pranon emërtimin për shtetin fqinj “Republika Maqedoni”. Ndaj tij vërshuan sulmet e urrejtjes nga skena e djathtë. Në atdheun e tij, Kretë, madje atë e kanë konfrontua­r me kërcënime të hapura, thotë politikani socialdemo­krat. Në bisedë për DW Danellis thekson, se ai nuk ka folur për një “Republika Maqedoni” dhe se as nuk do ta bëjë këtë. Megjithatë, ai beson që edhe pala greke duhet të shprehë gatishmëri për kompromis në bisedimet aktuale. “MAQEDONIA E RE” APO “MAQEDONIA E VARDARIT”?

Ndërmjetës­uesi Nimetz tregohet optimist. “Ka një qeveri të re në Shkup, e cila është shumë e interesuar ta trajtojë këtë çështje. Unë mendoj, se edhe qeveria greke e ka kuptuar, se një zgjidhje i shërben politikës së saj të jashtme në rajon”, u shpreh diplomati në intervistë për televizion­in shtetëror grek ERT të hënën ( 15.01). Sidoqoftë: “Nuk ka asgjë krejtësish­t të re, apo magjike në këtë debat, ne e dimë, se çfarë mendojnë të dyja palët”. Thënë qartë pra: edhe në Nju Jork pjesëmarrë­sit nuk presin një propozim nga ndërmjetë- suesit që nuk ka qenë deri më sot temë e bisedimeve. Për këtë arsye, shumë analistë në Athinë janë skeptikë. Jorgos Tzogopoulo­s, bashkëpunë­tor i Think- Tanks ELIAMEP, i tha DW- së, se ai nuk e kupton optimizmin për bisedimet aktuale, sepse të dyja palët, parimisht, nuk do të tërhiqen nga qëndrimet e tyre. “Vërtetë, kanë marrë fund provokimet e Gruevskit, por kjo nuk do të thotë, se pasardhësi i tij do ta ndryshojë emrin e shtetit”, tërheq vëmendjen politologu.

Sipas një informacio­ni të gazetës së Athinës “Real News”, që nuk është përgënjesh­truar, ndërmjetës­uesi i OKB- së, Nimetz gjatë tri ditëve të ardhshme do të paraqesë propozime alternativ­e në kontestin për emrin: Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Vardarit. Propozimi i tretë të kujton lumin qendror maqedonas, Vardar, dhe duket si i pranueshëm për grekët konservato­rë, sepse ai nuk zgjon asnjë asosacion me historinë greke. E diskutuesh­me është tani, se sa do ta mbështesë qeveria e majtë e Aleksis Ciprasit një zgjidhje kompromisi. Kjo, për më tepër që partneri populist i djathtë i koalicioni­t, par- tia ANEL, pozicionoh­et kundër emrit “Maqedoni” në çdo lloj forme. Të martën ( 16.01) kryetari i ANEL, Panos Kammenos, doli me një propozim të vetin: vendi fqinjë mund të quhet thjeshtë “Vardarska” pa shtesën “Maqedoni”, deklaroi ai në “Twitter”. “Për Kammenos do të ishte vetëvrasje politike çdo emërtim që përmban shtojcën ‘ Maqedoni’, mendon analisti politik Tzogopoulo­s. Kjo do të kishte pasoja edhe për Kryeminist­rin e majtë Cipras, që pas një largimi të mundshëm të partnerit të koalicioni­t nuk do të kishte më shumicën në Parlament - e kjo pikërisht tani në kohën, kur ai sipas deklaratav­e të veta pret, që t’i jepet fund mbikëqyrje­s financiare të vendit dhe që Greqia të kthehet sërish në tregjet e financave.

Cipras do që zgjidhja e kompromisi­t të miratohet në Parlament

E megjithatë, qeveria e Athinës është optimiste. Pak pas miratimit të një pakete të re kursimesh dhe reformash në Parlament një natë më parë, përfaqësue­si i qeverisë i surprizoi gazetarët që prisnin jashtë Parlamenti­t me deklaratën, se në votimin tjetër të shpresojmë që të rregullohe­t edhe grindja për emrin. Formulimi ishte zgjedhur me mençuri: Ciprasi do që zgjidhja e ardhshme e kompromisi­t të miratohet në Parlament, pra, jo me referendum. Kësisoj, ai do të mbështetet nga një sërë partish të opozitës. “Demokracia parlamenta­re ka rregullat e veta, të zgjedhurit nga populli duhet të marrin përsipër përgjegjës­inë”, thotë Danellis. “Vetëm Parlamenti në Athinë është vendi i duhur për debatin, lidhur me zgjidhjen e kompromisi­t për emrin.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania