Panorama (Albania)

Çmenduria me fanellat, Memushaj më i shtrenjtë se Mesi

-

Një fanellë e Beneventos me emrin e Ledian Memushajt apo Berat Gjimshitit kushton më shumë sesa ajo e Leo Mesit, Ronaldos, Ibrahimovi­çit, Pogbasë, Agueros, De Brujnes, Ikardit dhe shumë kampionëve të tjerë që luajnë në skuadrat e Realit, Barcelonës, Sitit, Junajtid, Atletikos, Interit dhe shumë të tjera. Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë.

KLASIFIKIM­I

Sipas të dhënave nga "The European Club Footballin­g Landscape", rezulton se skuadra ku luajnë dy shqiptarët dhe që është e fundit në Serinë A, ka fanella më të shtrenjta se ato të sipërpërme­ndurat. Një fanellë e tyre kushton 90 euro, po aq sa e Milanit, Ju- ventusit dhe Bajernit. Fanella më e lirë në kampionati­n italian është ajo e Kievos, e cila kushton 40 euro. Fanella e këtyre të fundit është një nga më të lirat në Europë, ndërsa më e shtrenjta rezulton ajo e Jang Bojs në Zvicër, e cila kushton 102 euro. Ajo e Barcelonës kushton 85 euro. Me sa duket, në marketing, duhet paguar më shumë për fanellën e "shtrigave" sesa për "la masian", referuar stemës së Beneventos dhe mrekullisë së argjentina­sit të Barçës, Lionel Mesit.

GJYSMË MILIONI EURO

Insistimi i Barit për Ledian Memushajn me shumë gjasë do të konkretizo­het pozitivish­t. Nga dëshira është kaluar në lëvizje konkrete të drejtuesve të ekipit, që është në Serinë B dhe po synon fort që të ngjitet në elitën e futbollit italian. Alfredo Pedulla, eksperti italian i merkatos, ka raportuar se drejtuesit e Barit, ku aktualisht Migjen Basha është një ndër liderët e mesit të fushës, janë të gatshëm që të paguajnë 500 mijë euro për kartonin e Memushajt. Për momentin, duket se pengesa e vetme e Beneventos është Bolonja. Ndeshja e fundjavës shihet si kushti i vetëm shtrëngues i skuadrës aktuale të shqiptarit për të dhënë edhe lejen finale, që mesfushori vlonjat t'i bashkohet si dhuratë Barit dhe Migjen Bashës. Skuadra, që aktualisht luan në Serinë B, kërkon që të nënshkruaj­ë një kontratë deri më 2022 me mesfushori­n shqiptar, për t'i bërë dy të tillë në ekip.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania