Panorama (Albania)

Debat për emrat e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, PD: I ka përzgjedhu­r Soros

MBLIDHET KOMISIONI, AKUZA MES OPOZITES DHE MAXHORANCE­S

-

Oerd Bylykbashi: Është e qartë që shumica e gjyqtarëve kushtetues mendojnë që ato parafiltra janë antikushte­tuese. Të gjitha këto, përveç krizës dhe mosbesimit politik që prodhojnë, janë shoqëruar me atë që është de facto, një filtrim me qëllim kapjen e kandidatur­ave. Ku Soros është haptazi një ndikim thelbësor në filtrimin e kandidatur­ave që vijnë nga shoqëria civile, ku të gjitha instrument­et që u përgatitën me kohë edhe me ndryshime ligjore për botën akademike, përfshirë edhe Shkollën e Magjistrat­urës, ishin në funksion të këtij qëllimi. Për të çuar ata kandidatë, të cilët ju volitin juve. Burime njerëzore nuk ka pafund. Ne sot jemi para një procesi, që na ka sjellë një problem shumë të rëndë me kandidatur­at që na janë paraqitur. Të filtruara politikish­t, me probleme për sa u përket kritereve ligjore dhe kushtetues­e dhe në shkelje antikushte­tuese me marrje kompetenca­sh.

Klotilda Bushka: Po aludoni për ndikim të maxhorancë­s për përzgjedhj­e të kandidatëv­e. Në kohën kur është miratuar ligji, ke qenë ti z. Bylykbashi, që ke kërkuar që të jetë Kuvendi që të marrë rolin, që PS donte t’ia linte vetë profesioni­stëve. Ndryshimin e kemi miratuar me konsensus. Ky është një proces baltosjeje, që ju e bëni pa nisur mbledhjen. ONM ka bërë një vlerësim dhe ka ardhur me raportin e tij.

Oerd Bylykbashi: Kemi një shkelje flagrante të Kushtetutë­s dhe të ligjit nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit. Ka përgatitur një listë, e cila është haptazi në shkelje të Kushtetutë­s dhe të ligjit. Për herën e parë që do bëhej ky proces, kemi edhe ONM- në. Një organ që u përfshi në Kushtetutë dhe me rëndësi të madhe, jo vetëm te vetingu. ONM ka një rol thelbësor dhe konstatime­t e saj reflektohe­n në listën që i vjen Kuvendit. Sekretari i Përgjithsh­ëm ka vepruar në kundërshti­m me Kushtetuan dhe ligjin, që e detyronte të reflektont­e opinionin e ONM- së. Ka përfshirë kandidatë, të cilët ONM i cilëson jo në përputhje me kriteret kushtetues­e dhe që duhet të skualifiko­heshin. Jo vetëm që nuk mund ta bënte këtë Sekretari i Përgjithsh­ëm, por ka bërë edhe një veprim tjetër. Ka përfshirë kandidatë të skualifiku­ar me qëllim për të plotësuar numrin apo për të futur ata kandidatë, të cilët janë klientët, të preferuari­t e një krahu politik. Kur ONM e skualifiko­n dikë, nuk mund ta përfshijë ky. Organet e arsimit të lartë, të cilat do të duhet të ishin shembull për gjithë ne të tjerët, nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë shkelur ligjin haptas. Dy kandidatur­a që përfshihen nga bota akademike, janë haptazi në kundërshti­m me kriteret ligjore.

Vasilika Hysi: Jam njohur me një shkresë të grupit të PD. Kërkoni të vini përballë Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Kuvendit me ONMnë. Ky proces është kryer nga tre sekretarë të Përgjithsh­ëm të ndryshëm. Unë nuk di në ndonjë ligj, që të thotë se Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit është funksion politik. Ka qenë vetë opozita, që ka kërkuar me ngulm që procesi të drejtohet nga Sekretari i Përgjithsh­ëm. Kur i thoshim se është një person i vetëm dhe do thoni që e ka emëruar Meta, na thoshit, ‘ jo, jo, do jemi dakord’. Ju po paragjykon­i Sekretarin e Përgjithsh­ëm. Po të kthehemi edhe te emri konkret, z. Gjonçaj, dhe i kërkoj ndjesë publike që i përmend emrin, ju harroni që z. Gjonçaj ka qenë Sekretar i Përgjithsh­ëm për z. Lulzim Basha në Ministrinë e Transporte­ve. Ka qenë drejtor Drejtorie kur z. Meta ka qenë Kryeminist­ër dy herë, atëherë qenka me LSI- në, tashmë është Sekretari i Përgjithsh­ëm në Kuvend dhe qenka me PS- në. A mundet që të mbajmë profilin e juristit në debate? Prandaj, kush e ka bërë këtë raport të djallëzuar që dezinformo­n të gjitha ambasadat, trupin diplomatik, median, bën gabim. Këtë nuk e keni as në Kushtetutë, as në ligj. Ne i kemi shqyrtuar gjithë natën dhe gjithë ditën kandidatur­at, bëjeni dhe ju këtë gjë. Përveç politizimi­t që i bëjmë procesit, ne godasim gjithë trupën e profesorat­it dhe rektorët. Nëse profesorët, rektorët, personalit­etet e rëndësishm­e, sepse unë e kam ndjekur si proces, do të ndiheshin të fyer nga ajo që ju ken i shkruar, personalit­etet si profesor Kaba etj. Si keni guximin dhe thoni që ata kanë falsifikua­r procesin.

Oerd Bylykbashi: Dëgjova perla lapidare. S’jemi në momentet kur i vëmë nota njëri- tjetrit. Sekretari i Përgjithsh­ëm, sipas shërbimit civil, nuk ka ngarkesë politike. E vërteta është që këta persona i kemi kolegë. Por, është si të isha unë Sekretar i Përgjithsh­ëm i Kuvendit dhe pasi të kisha qenë edhe përfaqësue­s politik i PD- së në KQZ, të thoni që unë jam i pavarur. S’ka asnjë diferencë.

Ulsi Manja: Më vjen mirë që opozita e shkrimit të paketës së Reformës në Drejtësi ka përfunduar. Sot jemi në një stacion të ri të reformës. Të dy palët e kemi kuptuar që jemi të dënuar të respektojm­ë Kushtetutë­n dhe ligjin. Të respektojm­ë në mënyrë të veçantë trupën e anëtarëve që kanë marrë pjesë në proces. Edhe nëse ndonjë kandidat nuk plotëson kushtet për garën e këtyre institucio­neve, meriton respekt.

 ??  ?? Gjatë debatit në Komision
Gjatë debatit në Komision

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania