Panorama (Albania)

Donald Lu kundër PD dhe LSI për Kryeprokur­orin, Kushtetuta është e qartë

Reagon Petrit Vasili: Kush ‘ harron’ qëllimisht Komisionin e Venecias, legjitimon kapjen e drejtësisë nga krimi dhe trafiqet

-

Ambasadori amerikan në Tiranë ka përsëritur qëndrimin e tij në mbështetje të opinionit të OPDAT dhe EURALIUS për Pro- kurorinë, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për antikushte­tutshmërin­ë e zgje- dhjes së Kryeprokur­orit të përkohshëm.

Përmes një statusi në “Facebook”, Donald Lu shprehet se Kushtetuta dhe ligji për Prokurorin­ë janë të qarta. “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorin­ë janë të qarta. Ambasada e SHBA- ve mbështet opinionin ligjor, që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamenti­t”, shkruan ambasadori Lu në statusin e tij në “Facebook”. Pas kësaj deklarate të Ambasadës së SHBAve, ka reaguar edhe Kryeminist­ri Edi Rama. “Përkthimi shqip- shqip i SHBA- ve rrëzon përsëri leximin shqip- SHQUP të Kushtetutë­s për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”, shkruan Kryeminist­ri Rama në “Facebook”. Pak ditë më parë, Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzuan në Parlament propozimin për ndryshimet kushtetues­e pasi, sipas opozitës, zgjedhja e Kryeprokur­orit të Përkohshëm është antikushte­tuese. Madje, motivi i parë që opozita thirri protestën e 27 janarit ishte antikushte­tutshmëria e Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme.

LSI Pas qëndrimit të Ambasadës Amerikane për pretendime­t e opozitës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm, reagoi dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes kryetarit të Grupit Parlamenta­r. Sipas Vasilit, opozita i referohet Komisionit të Venecias dhe jo opinioneve të OPDAT dhe EURALIUS. Madje, për kryetarin e Grupit Parlamenta­r të LSI- së, kush injoron Komisionin e Venecias, legjitimon kapjen e drejtësisë nga krimi dhe trafiqet. “Komisioni i Venecias ka folur qartë në shqip dhe në anglisht për çështjen e Kryeprokur­orit. Komisioni i Venecias ka kërkuar: 1. Konsensus; 2. Përjashtim­in e emërimeve tërësisht politike. Çfarë kërkon Komisioni i Venecias, kërkon edhe opozita sot. Kush ‘ harron’ qëllimisht Komisionin e Venecias dhe bëhet bashkautor i një faji të rëndë kushtetues, shkatërron përfundimi­sht Reformën në Drejtësi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet”, shkruan Vasili në një status në “Facebook” si përgjigje e qëndrimit të Ambasadës së SHBA- ve. Sipas tij, opinioni i Komisionit të Venecias nuk mund të vihet në diskutim nga asnjë institucio­n tjetër. “Komisioni i Venecias ka folur qartë, asnjë komision ligjesh i kapur apo më keq akoma, ndonjë mision i huaj, nuk mund të dalë mbi Komisionin e Venecias, që është institucio­ni me autoritar në nivel botëror dhe të cilin e kanë falënderua­r të gjithë për Reformën në Drejtësi në Shqipëri; e kanë falënderua­r edhe në shqip, edhe në anglisht. Po jua rifreskoj memorien me përcaktime­t e Komisionit të Venecias, kjo është edhe një mundësi për disa, për të rifreskuar ndërgjegje­n”, shkruan Vasili. Ai risolli edhe njëherë në vëmendje opinio- nin e Komisionit të Venecias për Prokurorin e Përgjithsh­ëm. “Nuk ekziston një model i vetem per zgjedhjen e tyre; njekohesis­ht, eshte e deshiruesh­me qe keto emerime te rendesishm­e te kenë një shkalle te gjere konsensusi dhe ( nese kjo arrihet) pa komproment­uar cilesite e kandidatit te suksesshem.

Perfshirja e KLP dhe KED ne procesin e emerimit perben një garanci per perjashtim­in e ëmerimeve teresisht politike te PP dhe ILD, edhe ne një situate ku shumica qeverisese kontrollon 3/ 5e votave ne Parlament”, shkruan kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së.

“Kush ‘ harron’ qëllimisht Venecian dhe bëhet bashkautor i një faji të rëndë kushtetues, shkatërron përfundimi­sht Reformën në Drejtësi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi e trafiqet”, tha Vasili

 ??  ??
 ??  ?? Kryemadhi e Lu pas një takimi
Kryemadhi e Lu pas një takimi
 ??  ?? Statusi në Facebook i ambasadori­t Donald Lu
Statusi në Facebook i ambasadori­t Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania