Panorama (Albania)

Skandali i CEZ, caktohet prokuror tjetër për hetimin

Dosja për privatizim­in e OSSH- së i kalon prokurorit Braho

-

Dosja e famshme hetimore e privatizim­it të OSSH- së do të hetohet nga një prokuror tjetër.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të vijuar hetimet për mënyrën se si u privatizua OSSH- ja, dosja hetimore i ka kaluar tashmë prokurorit Ardian Braho. Më parë, ajo ishte në dorën e Alma Bratit, e cila pushoi hetimet për kallëzimin penal të Komisionit Hetimor Parlamenta­r lidhur me aferën. Pushimi i çështjes u bë në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa ish- juristi i OSHEE- së, Romeo Kara, së bashku me Komisionin Parlamenta­r Hetimor, iu drejtuan Gjykatës së Tiranës për pushimin e hetimeve. Kjo e fundit vendosi pas një muaj e gjysmë, rihapjen e hetimeve dhe tashmë, dosja është marrë nga prokurori Braho. Dosja voluminoze ka të dhëna të auditit të KLSH- së për privatizim­in e CEZ si edhe qindra e mijëra dokumente, që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Dëmi i përllogari­tur nga privatizim­i i OSSHsë kap vlerën e 414 milionë eurove ose të rreth 58 miliardë lekëve. Pushimi i hetimeve solli edhe përplasje të mëdha politike. Kreu i Komisionit Hetimor Parlamenta­r për aferën CEZ, Taulant Balla, akuzoi ashpër prokuroren Brati, e cila, sipas tij, vendosi të pushojë çështjen brenda pak ditësh, kur dosja përmbante me mijëra faqe materiale. Për këtë çështje kanë dëshmuar në Komisionin Parlamenta­r edhe ishkryemin­istri Berisha së bashku me të birin e tij, Shkëlzen Berishën. Por dëshmitë e tyre janë shoqëruar me replika politike.

DËMET Sipas një auditi të Ministrisë së Energjetik­ës në vitin 2015, dëmi i shkaktuar nga privatizim­i i OSSH- së ka kapur vlerën e 414 milionë eurove ose 58 miliardë lekëve. 22,806,087,840 lek, si dëm i shkaktuar nga ngritja e çmimit me pakicë 2010- 2014. Vendim i ERE nr. 1 00, datë 15.12.2010 ku çmimi mesatar rritet nga 8.45 në 9.53 lek/ KEh. 13,603,704,156 lekë si pasojë financiare nga rivlerësim­i i borxhit të keq, për periudhën 31.12.2007- 31.05.2009, sipas deklaratës rregullato­re. 8,818,986,918 lek dëm i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitet 2012- 2014, për efekt të rritjes së borxhit të keq nga 14% në 16.85%. 5,980,000,000 lekë dëmi i shkaktuar për falje detyrimesh për kredi afatgjata Mars 2009. 2,871,232,945 lekë dëmi i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitin 2011, për efekt të ndryshimit të humb- jeve nga 32% në 34.65%. 1,900,000,000 lek dëm nga pranimi për pagesë detyrimi i pranuar i KESH, por i paargument­uar për kohën e krijimit. 1,572,029,433 lek dëm i shkaktuar nga rregullimi i çmimit të marrëveshj­es. 379,000,000 lek dëmi i shkaktuar nga kompensimi i diferencës tarifë shitjeje energjie për vitin 2009.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania