Panorama (Albania)

Mesazhet e një vrasjeje

- LEONIDHA MËRTIRI

Kur në Bruksel rifillonte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në Mitrovicën e Veriut, pranë selisë së partisë së vet, vritet kreu i Iniciativë­s Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç. Një ngjarje e rëndë kjo, që nuk ka si të mos çojë në tronditje të mëtejshme të marrëdhëni­eve midis Kosovës dhe Serbisë. Jehona e kësaj vrasjeje, sikurse është...

vërejtur dhe gjatë këtyre ditëve, vazhdon të mbizotëroj­ë me të drejtë në mediat e dy vendeve, por dhe në atë europiane. Pavarësish­t se kush fshihet pas këtij akti terrorist, pa bërë rolin e hetuesve, mendoj se kujtdo i krijohet përshtypja e një skenari të përgatitur me kujdes, qëllimet e të cilit nuk është e vështirë për t’i evidentuar.

Mesazhet e kësaj vrasjeje janë të qarta: Krijimi i një destabilit­eti në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, me ndikim në tërë rajonin tonë, nëpërmjet radikalizi­mit të gjendjes në vend- ngritjes së tensioneve, inkurajimi­t dhe nxitjes së urrejtjes midis dy popujve, shqiptarë dhe serbë, do të ishte jo pak e kërkuar nga autorët e këtyre skenarëve. Ata nuk mund të pajtohen me shqetësimi­n dhe përpjekjet e Brukselit, por dhe të liderëve të moderuar vendas për vazhdimësi­në e dialogut midis dy palëve, me qëllim normalizim­in e marrëdhëni­eve, sipas Marrëveshj­es së arritur më 19 prill 2013, pas bisedimeve të atëhershme, prej dy vjetësh, për çështje teknike. Me fjalë të tjera, t’i qëndrohet sa më larg rrugës së bashkimit të tyre në familjen europiane dhe t’i mbushin mendjen kësaj të fundit dhe më tej, sipas avazit të njohur, se Kosova e ka të vështirë të bëjë shtet.

Dhe pse u gjet, pikërisht vrasja e Ivanoviçit? Me gjithë akuzat ndaj tij për krime lufte, politikani serb Oliver Ivanoviç, është parë përgjithës­isht si më i moderuari i komuniteti­t serb në Kosovë. Ish- deputeti dhe funksionar i lartë i qeverisë vendase, shpesh ka bërë të qartë opinionin e tij kundër ndarjes së Kosovës meqë serbët nuk jetojnë vetëm në Veriun e Mitrovicës. Disa herë, atij dhe familjes u është rrezikuar jeta, ndaj këmbëngult­e në ndihmën e strukturav­e shtetërore të Serbisë dhe Kosovës. Siç vlerëson këto ditë, Sasha Jankoviç, lideri i opozitës serbe, Aktivisti i të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit të Republikës së Serbisë gjatë dekadës së fundit, qeveria e Vuçiç, në të kaluarën ishte tepër kritike ndaj Oliver Ivanoviçit. Bie në sy që, Ivanoviç, pa glorifikua­r figurën e tij, nuk i shikonte kërcënuesi­t në mesin e shqiptarëv­e, madje, nënçmimin e shqiptarëv­e nga Beogradi, e vlerësonte si gabimin më të madh historik. Ndërkohë, pas atentateve të bëra, paralajmër­imet e tij se shumë shpejt publiku do të njihej me gjëra që lidheshin drejtpërdr­ejt me zyrtarë serbë në Beograd, me struktura kriminale në pjesën veriore të Mitrovicës, të pleksura me fije të ndryshme me politikën, nuk mund të kalonin në heshtje dhe të mos krijonin shqetësim. Në këtë mënyrë, hiqej qafe ai dhe kështu realizohes­hin edhe qëllimet e mësipërme.

Logjika të çon gjithashtu në atë që, kemi të bëjmë me një vrasje politike. Sepse këto të fundit, duket, kanë qenë jo rrallë “çelësi i artë” në Serbi apo dhe në vende të tjera të rajonit tonë, për t’u dalë mbanë synimeve të prapështa. Rreth pesëmbëdhj­etë vjet më parë, u vra lideri i njohur reformator serb, Zoran Gjingjiç, Kryeminist­ri i parë i Serbisë pas diktaturës së Milloshevi­çit, i cili bashkëpuno­i me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte, pa folur për vrasjen e mëparshme të ish- presidenti­t Ivan Stamboliç, kundërshta­r politik i Milloshevi­çit. Apo përpjekjet e bëra në tetor 2016, në Mal të Zi, në tentativë për grusht shteti, duke vrarë më parë ish- kryeminist­rin Millo Gjukanoviç, në prag të zgjedhjeve të përgjithsh­me dhe kur kjo republikë priste t’i bashkohej NATO- s, si anëtar i 29- të i saj. Vrasja e Ivanoviç mund të jetë kryer dhe për shkak të rivalitete­ve midis serbëve në Mitrovicën Veriore apo gjetkë.

Sipas edhe një prononcimi të djeshëm të gjeneralit serb, Miomir Stojanoviç, ish- drej- tor i Agjencisë Ushtarake të Serbisë, pas kësaj vrasjeje nuk mund të qëndrojë faktori shqiptar; ajo është me motive politike ose pjesë e bandave kriminale. Duket që shqiptarët qëndrojnë larg kësaj vrasjeje dhe sikurse është e njohur tashmë, ata, për raste të tilla, më shumë mund të merren me njeri- tjetrin.

Mendojmë se në këto momente është i rëndësishë­m një ingranim serioz i strukturav­e përkatëse në Kosovë për të gjetur vrasësit realë dhe pse Veriu i Mitrovicës është lënë prej tyre, si të mos ishte pjesë e këtij shteti. Kjo do të ishte e shumëdëshi­ruar dhe do të parandalon­te ecurinë e këtyre lloj skenarëve. Por, do të ishte dhe një tjetër dëshmi se shteti i pavarur i Kosovës nuk mund të nëpërkëmbe­t dhe të gjithë shtetasit e tij, pa kurrfarë dallimi, kanë ku t’i mbështetin të sigurt krahët e tyre. Në këtë mënyrë, sikurse edhe besojmë, rifillimi i negociatav­e midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë i pashmangsh­ëm. Forca dhe politikanë të ndryshëm serbë, edhe më tej do të përpiqen të bëjnë të kundërtën. Me vrasjen e Ivanoviçit dhe keqësimin e situatës së komuniteti­t serb në Kosovë, ata, nga njëra anë do të motivojnë ngadalësim­in e dialogut, ndërsa, nga ana tjetër, do t’u japin kahe të tjera çështjeve dypalëshe për të realizuar qëllimet e veta. Pavarësish­t këtyre, dialogu dypalësh, edhe me ndihmën e Bashkimit Europian, vështirë të vonojë, pavarësish­t rrethanave të mësipërme, me qëllim që, sikurse nënvizoi këto ditë dhe Zëvendësja për Politikë të Jashtme e BE- së, të përmbushen marrëveshj­et e arritura, si detyrim i të dyja palëve, për progres sa më të shpejtë në rrugën e tyre europiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania