Panorama (Albania)

Heroinë në autobus, ortak i linjës edhe shefi i Policisë

Skaneri grek zbuloi 2 kg të fshehura në derën e automjetit

- Edmond Çela

Një sasi prej 2 kg heroinë është zbuluar nga Policia greke, teksa po tentohej të trafikohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, në një autobus udhëtarësh të linjës Tiranë- Athinë.

Autobusi është i kompanisë “Metro Euro”, ku dyshohet se Edmond Çela, oficer policie me detyrë shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracioni­t në Korçë, është bashkëpron­ar. Autobusi me targë AA 390 NY mësohet se është nisur mëngjesin e së premtes nga Tirana. Pasi ka bërë ndalesë në Korçë, është nisur për në destinacio­nin final kryeqyteti­n e Greqisë, Athinën. Në momentin që autobusi ka kaluar në pikën kufitare të Kapshticës, Policia shqiptare, edhe pse ka pasur dyshime se në autobus mund të fshihej drogë, nuk ka qenë në gjendje të zbulojë vendin se ku fshihej. Edhe pse Policia shqiptare nuk ka dhënë asnjë informacio­n zyrtar për rastin, dyshohet se autobusi ka kaluar procesin e skanimit nga pala jonë dhe nuk është konstatuar drogë. Pasi ka kaluar për kontroll, në palën greke është bërë dhe zbulimi i sasisë së drogës, e cila kishte qenë e fshehur në pjesën e derës së autobusit. Sipas të dhënave, ka qenë skanimi në anën greke, që ka konstatuar drogën e fshehur në pjesën e derës së autobusit, gjë e cila vë në pikëpyetje kontrollin e ushtruar nga pala shqiptare. Procesi i skanimit mësohet se është kryer rreth orës 12: 30, në mjetin e kompanisë “Metro Euro”, me targë AA 390 NY, i skanuar me “Urdhër skanimi 0023510, për llogari të Policisë dhe fletë skanimi të pastër”, bëhet e ditur nga Policia greke. Pas kontrollit që iu krye në anën tjetër të kufirit, nga ku u zbulua sasia prej 2 kg lëndë narkotike e dyshuar për heroinë, është vënë në pranga shoferi i autobusit. Ndërkaq, mësohet se nga pala greke ka nisur një hetim të gjerë për këtë rast, ndërsa duket se edhe Policia jonë do të jetë bashkëpunë­tore në hetim deri në zbardhjen e plotë të rastit. Për ngjarjen janë marrë në pyetje administra­tori i kompanisë dhe dy ortakët e tij. Në të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “Metro Euro”, për transport rrugor kombëtar dhe ndërkombët­ar dhe agjenci turistike brenda dhe jashtë vendit, por që merret dhe me eksport- import, rezulton e regjistrua­r në emër të E. Shuri, si administra­tor dhe D. Qose e I. Belortaja, si ortakë në biznes. Përveç Tiranës dhe Korçës, kjo kompani e ka shtrirë aktiviteti­n e saj dhe në qytetet si Pogradec, Bilisht dhe Elbasan. Edhe pse në Qendrën Kombëtare të Biznesit, emri i oficerit të Policisë, me detyrë shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracioni­t në Korçë, Edmond Çela, nuk rezulton si ortak i këtij biznesi, sipas burimeve të Policisë, ka dyshime se ai është një prej pronarëve të këtij aktiviteti.

 ??  ??
 ??  ?? Edmond Çela, shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracioni­t në Korçë
Edmond Çela, shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracioni­t në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania