Panorama (Albania)

Foto me kriminelët, PS kundër ndëshkimit të deputetëve

Përplasja te Komisioni i Mandateve, Halimi: T’u hiqet mandati si gjyqtarëve, Bushka: Ne mund t’i hasim nëpër mitingje elektorale

- FATION BINJAKU

Këshilli i Rregullore­s, Mandateve dhe Imunitetit nuk ka arritur të miratojë me konsensus Kodin e Sjelljes së Deputetëve.

Ky draft që është depozituar prej 4 vitesh në Kuvend, do t’i paraqitet seancës me dy raporte pasi gjatë mbledhjes PS dhe PD, kishin numrin e barabartë të votave.

DEBATI Por, gjatë mbledhjes, propozimi i deputetit të PD- së, Eduard Halimi ngjalli mjaft debate. Halimi propozoi që për deputetët të ketë ndëshkime me heqjen e mandatit, në rast se shkelet Kodi i Sjelljes. Sipas tij, në Kodin e Sjelljes duhet të vendoset e njëjta dispozitë që është në ligjin e vetingut, ku gjyqtarët shkarkohen nga detyra në rast se kanë kontakte, filmohen apo fotografoh­en në shoqëri të kriminelëv­e apo individëve të dënuar. “KIE thotë që të shmangen kontaktet e papërshtat­shme, deputeti nuk duhet të takojë lobistët. Pra, Vasilika, Ulsi, bashkë me mua, kemi bërë konceptim e kontaktit të papërshtat­shëm te ligji i vetingut. Atë koncept ta vendosim në Kodin e Sjelljes. Siç kanë ata kontakt të papërshtat­shëm, që takohen me banditët, horrat, apo lobistët, ta bëjmë në këtë Kod. Unë e kam shumë të sinqertë këtë propozim. Ne kemi thënë që nëse një gjyqtar mban kontakte të papërshtat­shme, ai duhet të ikë nga puna, këtë duhet të vendosim edhe në Kod. Në qoftë se deputeti mban kontakte të papërshtat­shme, deputeti ikën. Se ndryshe, kjo është me i tregu përralla popullit”, ka thënë dje Halimi. Por PS nuk e ka pranuar këtë propozim, me argumentin se nuk i njohin kriminelët dhe ata mund t’i takojnë nëpër mitingje elektorale. Deputetja e PS, Klotilda Bushka, ka thënë se ky propozim mund të krijojë shqetësim dhe për deputetët e rinj që do të vijnë, pasi mund të takohen rastësisht me persona të tillë. “Ku është shqetësimi sepse nuk është vetëm për ne, por dhe ata që do të vijnë. Në përkufizim­in që i është bërë asaj situatë që paraqiti zoti Halimi, ka të bëjë edhe me takime rastësore dhe me kontakte rastësore të individëve, edhe ju, edhe ne zoti Halimi, në tubimet elektorale, në një tubim masiv, nuk i njohim të gjithë individët. Tani, prandaj them se kjo kërkon pak pjekje profesiona­le, maturi dhe studim së çfarë parashikon ligji tamam për atë që është e detyrueshm­e dhe e lejueshme. Është shumë mirë në logjikë dhe ide, por duhet ta studiojmë këtë gjë”, ka thënë deputetja e PS. Pas këtij argumenti, Gramoz Ruçi e ka hedhur në votim propozimin e Halimit, i cili u rrëzua.

SHKELJET Debati ka vijuar në Këshillin e Rregullore­s dhe Mandat- eve edhe për rastin e Kryeprokur­ores. Sipas Eduard Halimit, në Kodin e Sjelljes duhet të ketë sanksione të forta për shkelësit e Kushtetutë­s. “Ju thoni që deputeti duhet të zbatojë Kushtetutë­n me rigorozite­t! Por çfarë ndodh kur deputeti nuk e zbaton me rigorozite­t Kushtetutë­n? Po, deputetit i hiqet mandati. Gramoz Ruçi, i cili shkeli Kushtetutë­n, duhet t’i hiqet mandati”, ka thënë Halimi. Por Gramoz Ruçi ka ironizuar me deklaratat e demokratit. “E thua ti? Që unë shkela Kushtetutë­n.. Se thotë Halimi që shkela Kushtetutë­n, dhe është e vërtetë?”, tha dje Ruçi. Një tjetër pikë e debatuar ishte dhe për nenet e Kodit të Sjelljes ku ish- ministri Drejtësisë, Nasip Naço, tha se janë kopje të rregullore­s së Kuvendit, ndërsa maxhoranca, sipas tij, kishte ardhur e papërgatit­ur. Por, Vasilika Hysi e ka nxjerrë zbuluar, teksa i ka kujtuar se ai e kontakton deri në orët e vona të mbrëmjes për t’i marrë mendime për çështjet ligjore. “Ti më ke nisur e- maile në orën 8 të darkës mua për të më pyetur”, ka thënë Hysi.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e Kodit të Sjelljes në Kuvend
Faksimile e Kodit të Sjelljes në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania