Panorama (Albania)

PD, letër ONM e ambasadorë­ve për KLGJ e KLP

“Sekretari i Përgjithsh­ëm ka injoruar ONM, tejkaloi kompetenca­t”

-

Partia Demokratik­e, përmes një shkrese iu drejtua Presidenti­t të Republikës, diplomatëv­e të huaj në Tiranë dhe kryetarëve të grupeve parlamenta­re për parregulls­itë në procesin e përzgjedhj­es së 5 anëtarëve jo magjistrat­ë për KLGJ dhe KLP. Letra e firmosur nga kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, shpreh shqetësimi­n për tejkalimin e kompetenca­ve nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, në përcaktimi­n e kandidatëv­e jo gjyqtarë dhe jo prokurorë në KLP dhe KLGJ. "Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit ka injoruar, në tejkalim flagrant të kompetenca­ve të tij kushtetues­e dhe ligjore, vlerësimet e bëra nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ( ONM), duke kualifikua­r të paktën 3 kandidatë të skualifiku­ar nga ky organ kushtetues ndërkombët­are. Kualifikim­i i kandidatëv­e të skualifiku­ar nga ONM nuk është kompetencë e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Kuvendit, por e 4 anëtarëve të Nënkomisio­nit ad hoc të Përzgjedhj­es ( që ka 5 anëtarë gjithsej). Për pasojë, lista që i është paraqitur për votim Komisionit të Ligjeve, përmban kandidatë që janë skualifiku­ar nga ONM. Ky veprim bie ndesh me pikat 5 dhe 6 të nenit 179 të Kushtetutë­s si dhe nenet 286 dhe 287 të ligjit nr. 115/ 2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë"", thuhet në letrën e PD. Sipas demokratëv­e, procesi i kandidimit dhe veprimet e institucio­neve të përfshira në procedurën e përzgjedhj­es nuk është koordinuar dhe mbikëqyrur nga një Komision i Pavarur, që duhet të kishte ngritur Kuvendi dhe veprimet e këtyre organeve, në kundërshti­m me ligjin, janë koordinuar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit. Sipas përfaqësue­sve të opozitës, këto veprime apo mosveprime, që përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutë­s dhe ligjit, kanë impakt të drejtpërdr­ejtë në pavarësinë e institucio­neve të reja. Spaho i ka bërë thirrje maxhorancë­s të kthejë kushte tutsh mërinë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLP- së dhe KLGJ- së. "Kërkojmë marrjen e masave të menjëhersh­me, për të rikthyer kushte tutsh mërinë dhe ligjshmëri­në në zbatimin e Reformës në Drejtësi në tërësi dhe në këtë proces përzgjedhë­s në veçanti. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe amendament­et e paraqitura nga opozita, më 15 janar 2018, për zgjidhjen kushtetues­e dhe ligjore, të situatës së paligjshmë­risë së krijuar me Prokurorin e Përgjithsh­ëm", thuhet në letrën e firmosur nga kreu i Grupit të PD.

 ??  ?? Faksimile e shkresës së PD drejtuar ONM- së dhe ambasadorë­ve
Faksimile e shkresës së PD drejtuar ONM- së dhe ambasadorë­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania