Panorama (Albania)

Xhafaj: Asnjë shkelje, bashkë me LSI ramë dakord për ligjin

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, drejtues i Reformës në Drejtësi, e cilësoi zgjedhjen e Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme, brenda përcaktime­ve kushtetues­e. I ftuar në emisionin “Kapital” në “Vizion Plus” të gazetarit Aleksandër Furxhi, Xhafaj tha se LSI ka dhënë dakordësin­ë për këtë ligj. “Nuk ka shkelje as në Kushtetutë dhe as në ligj për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme. Ligji në fjalë është tërësisht kushtetues. Me LSI- në e kemi diskutuar në komision dhe e ka votuar atë në seancë. PD dihet që nuk ka qenë ndonjëherë mbështetës­e e Reformës në Drejtësi, e ka ankimuar një sërë ligjesh në Gjykatën Kushtetues­e”, tha Xhafaj. Sipas tij, amendament­i ka qenë një zgjidhje e përkohshme. “Për sa kohë që ai ligj është në fuqi, ai është në përputhje të plotë me Kushtetutë­n.

Edhe amendament­i në fjalë nuk është zgjedhje, ligji është, por ai është një përcaktim i përkohshëm për të plotësuar vakancën e krijuar nga përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm”, u shpreh ministri i Brendshëm. Sipas tij, Reforma në Drejtësi do të nisë të japë rezultatet e para brenda muajit shkurt. “Reforma në Drejtësi është produkti më i mirë që kemi bërë si maxhorancë dhe jam i bindur se, shumë shpejt, njerëzit do të shohin rezultatet e para pozitive të vetingut, besoj brenda muajit shkurt. Këto rezultate nuk do të ndryshojnë vetëm sistemin e drejtësisë dhe raportin e njerëzve të drejtësisë me ligjin, por dhe raportin e sistemit me qytetarët”, tha Xhafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania