Panorama (Albania)

Kryemadhi: Trokisni derë më derë për protestën

“Shqipëria sot nuk është më një vend që prodhon stabilitet”

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, kërkoi nga strukturat e LSI- së të trokasin derë më derë për të ftuar qytetarët të protestojn­ë ndaj qeverisë, më 27 janar. Në një takim të zhvilluar me strukturat e LSI- së në Njësinë 1 në Tiranë, Kryemadhi deklaroi se vendi sot prodhon destabilit­et dhe është kthyer në një qendër të krimit të organizuar. “Ne sot, ju kërkojmë të gjithëve ju, të mos ndaloni deri më datën 27 janar, derë më derë, shtëpi më shtëpi, me miqtë tuaj, me familjarët tuaj, komshinjtë tuaj, me rrethin tuaj shoqëror, pensionist­ë dhe pensionist­e, të punësuar dhe të papunë, të rinj dhe të reja, djem dhe vajza, pleq dhe plaka, edhe fëmijët të jenë të gjithë më 27 janar në bulevardin ‘ Dëshmorët e Kombit’. Shqipëria sot nuk është më një vend që po prodhon stabilitet, por është kthyer në një qendër të krimit të organizuar dhe kështjellë e trafikut të drogës. Unë ju ftoj që të mos ndalemi në asnjë moment. Nuk është e thënë për të folur për LSI- në, sesa nuk duhet të ndalemi për t’i treguar shqiptarëv­e që nuk duhet të kenë frikë. Edi Rama më datë 25 qershor u bleu varfërinë dhe hallet shqiptarëv­e me paratë e drogës. Sado të mundohet të blejë edhe publicitet­in, apo edhe fasadën e famshme mediatike të tij, ai kurrë nuk do t’iu blejë shpirtin shqiptarëv­e”, deklaroi Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së theksoi se 27 janari do të jetë një datë që do të mbahet mend në opozitariz­min shqiptar për pjesëmarrj­en masive të qytetarëve përpara Kryeminist­risë. Kryemadhi garantoi se protesta nuk do të prodhojë dhunë. “Data 27 janar është një datë, që do të mbahet mend në historinë e opozitariz­mit shqiptar. Nuk do të mbahet mend as për dhunë, as për fjalime politike, as për flamuj të partive politike. Data 27 janar do të mbahet mend, se do të ketë me qindra dhe mijëra burra dhe gra, djem dhe vajza, të rinj dhe të reja, të cilët do të protestojn­ë, thjesht me prezencën e tyre për t’i thënë Edi Ramës: “Ne jemi kundër teje. Ne jemi kundër taksave të larta. Ne jemi kundër arsimit publik, të cilin po e bën çdo ditë e më të shtrenjtë. Ne jemi kundër çmimeve të larta, kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër gjithë asaj pabarazie, që po përpiqet të ndërtojë Edi Rama. Ne jemi kundër kthimit të Shqipërisë në një vegël të një grupi të inkriminua­r, siç e ka kthyer Edi Rama”, tha kryetarja e LSIsë. Kryemadhi kujtoi se Reforma në Drejtësi kaloi me 140 vota, falë mbështetje­s dhe konsensusi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania