Panorama (Albania)

Kotzias në Korçë, çfarë do diskutojë me Bushatin

Raundi i dytë i bisedimeve, pritet edhe takimi Rama- Tsipras

-

Raundi i dytë i bisedimeve të nivelit të lartë mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, që është zhvilluar dje në qytetin e Korçës ka zgjatur rreth katër orë. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, të shoqëruar nga delegacion­et ekspertëve, do të zhvillojnë takime deri ditën e diel, me qëllim për të diskutuar rreth zgjidhjeve të mundshme të problemati­kave mes dy palëve.

Mësohet, se në tryezën e diskutimev­e po bisedohet për tema me rëndësi historike mes dy vendeve, si ligji i luftës, pakti detar, por dhe çështje të aktualitet­it për t’i dhënë zgjidhje problemati­keve të emigrantev­e tanë që jetojnë në Greqi, siç është çështja e lejeve të drejtimit apo e pensioneve. Në paketë, palët kanë konfirmuar që është dhe trajtimi i çështjes së pronave të shqiptarëv­e dhe, siç kishte paralajmër­uar ministri i Jash- tëm, edhe çështja çame. Bushati dhe Kotzias janë treguar të rezervuar rreth bisedimeve konkrete që kanë zhvilluar në takimin e parë në Shqipëri, por palët kanë konfirmuar vullnetin dhe frymën pozitive për të dalë me rezultate konkrete. Këtë fakt, dy ministrat e Jashtëm e kanë treguar pas përfundimi­t të takimit, ku së bashku kanë shëtitur në këmbë, në qendër të qytetit të Korçës. Ata kanë vizituar Mësonjëtor­en e Parë shqiptare, si dhe kanë vizituar pazarin e Korçës, vend ku kanë ngrënë dhe darkë.

Takimet mes Bushatit dhe Kotzias do të zgjasin deri ditën e diel dhe ky bashkëpuni­m pritet të konkretizo­het në një takim, në nivel kryeminist­rash. Ende nuk ësh- të vendosur zyrtarisht, por burime pranë Ministrisë së Jashtme, bënë të ditur se në muajin prill pritet të realizohet një takim mes Kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të qeverisë greke, Aleksis Tsipras. Nuk dihet ende, nëse takimi do të zhvillohet në Greqi apo në Shqipëri, por kjo do të varet nga rezultatet konkrete që do të prodhojë raundi i dytë i negociatav­e në Korçë. Tirana ka dhënë sinjalet e para pas takimit të Kretës, duke rihapur çështjen e varrezave të ush- tarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo- greke. Pak javë më parë, qeveria mori vendimin për ndërtimin e varrezës së dytë në Bularat, pas asaj të ngritur në Këlcyrë vite me parë, si pjesë e një marrëveshj­eje mes dy qeverive, të firmosur në vitin 2009. Në prag të Krishtlind­jes së shkuar, Presidenti Ilir Meta i dha nënshtetës­inë shqiptare kryepeshko­pit të Kishës Ortodokse Shqiptare, Janullatos, një vendim i cili u prit me entuziazëm në Athinë.

 ??  ?? Ministri Bushati dhe homologu grek, Kotzias, dje në Korçë
Ministri Bushati dhe homologu grek, Kotzias, dje në Korçë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania