Panorama (Albania)

RAMA: PA PS, NUK DO ZYRTARIZOH­EJ GJUHA SHQIPE

- TIRANË

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare kanë reaguar pas deklaratës së diplomacis­ë ruse, për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, duke e cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të këtij shteti.

Në faqen zyrtare të “Twitter”- it, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka shprehur keqardhje për reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse, në të cilën, sipas tij, janë keqinterpr­etuar deklaratat e Kryeminist­rit Rama për miratimin e gjuhës shqipe në shtetin maqedonas. “Keqardhje për keqinterpr­etimin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës ruse të deklaratës përshëndet­ëse të Kryeminist­rit Rama, lidhur me ligjin e ri të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Ne përgëzojmë miratimin e këtij ligji, pasi ai përmbush një nga angazhimet kyçe, që rrjedhin nga Marrëveshj­a e Ohrit dhe është në frymën e kësaj marrëveshj­eje”, thuhet në reagimin e shkurtër të diplomacis­ë shqiptare. Akuzat Dy ditë më parë, Ministria e Jashtme Ruse ka mbajtur një qëndrim të ashpër, ku ka dënuar deklaratat e Kryeminist­rit Rama, në lidhje me kontributi­n e qeverisë shqiptare për miratimin e gju- hës shqipe si gjuhë zyrtare me ligj. Përmes një deklarate në faqen zyrtare në “Facebook”, Ministria e Jashtme Ruse i quajti deklaratat e Kryeminist­rit Rama si “platformë e urryer e Tiranës”. “Ne u kushtuam vëmendje deklaratav­e të Kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, më 14 janar, lidhur me përfshirje­n në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ‘ betejën për Kosovën’ si dhe kontributi­n ven- dimtar të PS- së në procesin e futjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të ligjit ‘ Për përdorimin e gjuhëve’, sipas të cilit, gjuha shqipe, në të vërtetë, merr statusin e një gjuhe shtetërore. Kjo retorikë e Ramës konfirmon qëllimin për të promovuar më tej ‘ platformën e urryer të Tiranës’, të hartuar me pjesëmarrj­en e tij personale”, thuhet në deklaratën e diplomacis­ë ruse. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, këto deklarata cenojnë Kushtetutë­n e Maqedonisë dhe të marrëveshj­eve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Zbatimi i dispozitav­e të këtij dokumenti është i mbushur me erozionin e themeleve kushtetues­e të shtetësisë maqedonase, marrëveshj­es kornizë të Ohrit dhe si rezultat – goditjet e reja ndëretnike në Ballkan. E gjithë kjo, është në përputhje me ambiciet e mëdha sh- qiptare që venë në pikëpyetje integritet­in territoria­l të një numri vendesh në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse. Moska zyrtare, duke dhënë qëndrimin e saj për ligjin e aprovuar në Parlamenti­n maqedonas, shprehet se një ligj i tillë duhet të marrë konsensusi­n edhe të Presidenti­t të Maqedonisë. Pas këtij debati, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, vendosi të mos e de- Gjatë një takimi me të rinjtë e forumit rinor eurosocial­ist, Kryeminist­ri Rama bëri pohimin e fortë, kur tha se ishte falë qeverisë së tij, që u miratua në Maqedoni ligji për gjuhën shqipe. “Është kjo parti, që nuk do të lëvizë nga interesi kombëtar, nga të gjitha marrëdhëni­et me fqinjët. Nëse përpara pak ditësh, në Parlamenti­n e Maqedonisë, kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohe­j, deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari që duhet të jeni të gjithë krenarë, duhet të jenë krenarë të gjithë ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti, sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit, nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizua­r me ligj në Maqedoni”,- tha Kryeminist­ri Rama. kretojë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas Presidenti­t, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitet­in dhe integritet­in territoria­l të Maqedonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania