Panorama (Albania)

Vrau gjatë një grabitjeje, arrestohet në aeroport

I kërkuari u deportua nga Italia, atje ishte dënuar për vrasje

-

Autoritete­t italiane deportuan dje një 41vjeçar shqiptar, që ishte dënuar atje për vrasje dhe vjedhje, por pas verifikime­ve, rezultoi se ai ishte person në kërkim.

Policia tha dje se bëhet fjalë për shtetasin Agron Lleshaj nga Mamurrasi, i cili ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Kurbinit me 18 vjet heqje lirie, për vjedhje me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpuni­m. Deri dy ditë më parë, ai kishte arritur të fshihte identiteti­n e tij të vërtetë duke përdorur dokumente të falsifikua­ra, me emrin Kristian Deda. Deri në momentin e zbritjes në Aeroportin e Rinasit, autoritete­t italiane që kryen deportimin nuk ishin në dijeni të faktit se personi, që kishte kryer atje 17 vjet burg për vrasje, ishte në kërkim edhe në Shqipëri. Gjithçka u zbulua gjatë verifikimi­t të dokumentac­ionit nga ana e efektivëve të Policisë Kufitare në Rinas. Policia zbuloi identiteti­n e tij të vërtetë, madje, edhe një urdhër ndalimi ndërkombët­ar, pasi ishte person i dënuar në mungesë për një ngjarje të rëndë të ndodhur afro 18 vjet më parë. Sipas vendimit të Gjykatës së Kurbinit, ai është deklaruar fajtor për vrasjen e shtetasit G. G., gjatë një grabitjeje me armë, të kryer në bashkëpuni­m me një shtetas tjetër, në rrugën që lidh Tiranën me Laçin.

ARRESTIMI Policia e Shtetit tha dje se në Aeroportin e Rinasit është arrestuar një shtetas, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, me identitet të dyfishtë. Më datë 18 janar, nga Policia italiane është kthy- er deportiv shtetasi Kristian Deda, 41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin atje, me 17 vite burgim për vrasjen e një shtetasi italian. Gjatë intervisti­mit në Rinas, specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Kufitare Rinas kanë krijuar dyshime për gjeneralit­etet e këtij shtetasi. Pas një hetimi që zgjati rreth 4 orë, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Rinasit në bashkëpuni­m me kolegët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Kurbin kanë arritur të zbulojnë identiteti­n e dytë dhe të vërtetë të këtij shtetasi të depërtuar. Bëhej fjalë për Agron Lleshajn, 41 vjeç, banues në Mamurras. Ky person ishte i dënuar në mungesë nga Gjykata e Kurbin, me vendimin e datës 16 janar 2001, me 18 vite burg. Shtetasi Agron Lleshaj iu dorëzua Komisariat­it të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme procedural­e. Oficerët e Krimeve të Komisariat­it të Kurbinit kanë bërë ekzekutimi­n e urdhrit të ndalimit për këtë shtetas, për veprat penale të “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpuni­m”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake” dhe të “Armëmbajtj­es pa leje të armëve të gjuetisë”.

 ?? Agron Lleshaj ??
Agron Lleshaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania