Panorama (Albania)

Vidhnin energjinë, në hetim një biznesmen e 13 abonentë familjarë

-

LEZHE - Një biznesmen dhe 13 qytetarë janë proceduar penalisht pasi janë konstatuar duke vjedhur energjinë elektrike në një aksion të Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike në Lezhë që ka zgjatur tre ditë. Aksioni i OSHEE në bashkëpuni­m dhe me Policinë e Shtetit është përqendrua­r kryesisht në fshatrat e Njësisë Administra­tive të Shënkollit, aty ku dhe humbjet në rrjet janë më të mëdha. Sipas të dhënave, konkretish­t janë referuar materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit S. T., banues në Lezhë, I. G., banues në Ishull- Lezhë, D. P, banues në Grykë- Lumi, E. P., banues në Grykë- Lumi, GJ. N., banues në Tale, M. S., banues në Rrilë, GJ. D., banues në Tale, D. D., banues në Tale, G. G., banues në Ishull- Lezhë, A. T., banues në Lezhë, Gj, T., banues në Lezhë si dhe A. N., banues në Lezhë. Këta persona kanë rilidhur dhe kanë vjedhur energjinë nëpërmjet linjave të dyta në mënyrë të paligjshme pa shlyer detyrimet që kanë ndaj OSHEE- së. Po ashtu, është proceduar penalisht dhe pronari i një biznesi në qytetin e Lezhës për vjedhje të energjisë elektrike. Sipas Policisë, janë referuar materialet në Prokurori për shtetasin F. K, pasi në biznesin e tij është gjetur duke u vjedhur energji elektrike. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, drejtori i OSHEE- së në Lezhë, Vinçens Tuku, ka bërë të ditur se kontrollet do të jenë të vazhdueshm­e edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të ketë tolerime ndaj abuzuesve me energjinë elektrike. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjë­sohen dhe të paguajnë detyrimet që kanë ndaj OSHEE- së, pasi vjedhja e energjisë përben vepër penale. e. h

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania