Panorama (Albania)

Kejvina Kthella, histori të fshehtë me Thomas Strakoshën, nga njohja në Itali te mesazhet në distancë

-

Kejvina Kthella, velina e emisionit “Xing me Ermalin” ka hyrë tashmë në botën e showbiz- it shqiptar, duke u komentuar për gjithçka që bën në jetën e saj private. Së fundmi, janë ngritur dyshime se modelja, që zëvendësoi Rashel Kolanecin në programin e Mamaqit, është në një lidhje të fshehtë me portierin e njohur të Kombëtares, Thomas Strakoshën. Ishte pikërisht Thomas, ai që ka dërguar një emoji me sytë në formë zemre, velinës seksi në një foto provokuese, që ajo kishte postuar në rrjetin social “Instagram”, çka ka bërë që të lindin dyshime për një lidhje sekrete mes Strakoshës dhe Kthellës. Nisur edhe nga fakti, se Kejvina ia ka kthyer përgjigjen me një puthje gardianit të Lazios, kanë nisur aludimet në portale se nuk bëhet fjalë për një marrëdhëni­e virtuale, por për diçka më të fshehtë se kaq. Ndërkaq, në një prononcim të shkurtër për “Xing. al”, Kejvina ka deklaruar se me portierin shqiptar ka vetëm raporte miqësore dhe asgjë më shumë. Por burimet të tjera thonë se çifti është njohur në Itali, vendi ku është rritur Kejvina dhe ku jeton aktualisht Strakosha, si portieri mjaft i suksesshëm i Lazios. Sipas burimeve, me kthimin e Kejvinës në Tiranë, ata ruajnë një marrëdhëni­e në distancë, që për më shumë mund të tregojnë vetë ata. Vetëm pak ditë më parë, Kejvina u bë objekt i shkrimeve në median rozë, pasi Ermal Mamaqi ndau me ndjekësit një postim me diçiturën: “Kërkojmë burrë për këtë vajzën... të interesuar­it të lënë një CV te recepsioni i “TV Klan”. Nuk vonuan shumë komentet nga ndjekësit, shumë prej të cilëve e kanë cilësuar këtë një “kompromis të velinës për një vend pune”.

KEJVINA DHE THOMAS, JETA E SECILIT NË ITALI Si Kejvina Kthella dhe Thomas Strakosha e kanë lidhur karrierën e tyre me Italinë. Kejvina është shprehur se ka filluar punën si modele në këtë vend që në moshën 14vjeçare, ndërsa Thomas është shumë më lart, pasi ai komentohet nga shtypi sportiv si portieri i talentuar i Lazios dhe i Kombëtares shqiptare. Thomas Strakosha është djali 22vjeçar i Foto Strakoshës, ish- portieri, i cili luajti për klubet e ndryshme shqiptare dhe disa klube greke, përveç përfaqësim­it të ekipit Kombëtar shqiptar në vitet 1990- 2005. Prindërit e Strakoshës janë nga Memaliaj, por Strakosha lindi në Athinë të Greqisë, sepse babai i tij, Foto, ishte në kulmin e karrierës së tij duke luajtur për një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në Greqi, Olympiacos. Ai është vëllai më i vogël i Dhimitri Strakoshës, gjithashtu dhe ai futbollist. Sa i takon fizikut, ai është 1.93 m i gjatë, dhe komentohet si një ndër djemtë më të pashëm të Kombëtares. Sa i takon stilit të lojës, në një intervistë të vitit 2017, Strakosha deklaroi se ndikimet e tij kryesore si portier, ishin prej idhujve të tij, Gianluigi Buffon dhe Manuel Neuer, të cilët ai përpiqet t’i imitojë. Ndërsa Kejvina, për jetën si modele në Itali, është shprehur: “Kam filluar punën si modele që 14 vjeçe. Mund të them, se jeta ime si modele në Itali ishte shumë monotone, casting, punë dhe palestër. Gjithsesi, shtëpitë e modës janë shtëpia ime e dytë”, ka thënë ajo. Me fillimin e punës në televizion në Shqipëri, ajo u bë objekt i portaleve, që në emisionin e parë, pas largimit të Rashel Kolanecit. Ajo u prezantua me një fustan të kuq, që u pasua me një video provokuese + 18, që u përhap në rrjetet sociale, por që ajo mohoi të ishte i saj. Nuk dihet çfarë surprize do të kemi nga marrëdhëni­a e saj me Strakoshën, pasi dihet që futbollist­ët, zakonisht, zgjedhin për partnere vajza të botës së modës, ekranit, etj..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania