Panorama (Albania)

Çifti “i çuditshëm”, Ronela Hajati dhe Young Zerka, pse vazhdojnë ta mohojnë lidhjen

-

Ronela Hajati dhe Young Zerka e mbyllën vitin 2017 me publikimin e këngës së tyre çift, të titulluar “Diamanta”. Për t’iu përshtatur partnerit në look, Ronela kishte bërë flokët kaçurrela në këngën që publikun, pak para festave të fundvitit. Ishte Ronela ajo, që bëri postimin e klipit, duke falënderua­r dhe Zerkën, i cili ia ktheu komentin ndryshe, pasi i shkruante: “O diamante, bravo! Ta gëzojmë klipin, urime!”, koment i shoqëruar me puthje e emoji diamanti. “Diamanta” me muzikë të Big Bang u realizua nga Valon Aziri, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtarja Hajati. Ky bashkëpuni­m erdhi pas atij me titull “Syn i jemi”, që u komentua si klipi që ligjëroi lidhjen e tyre. Ndërkohë, edhe pse kanë kohë që komentohen si çift, ende nuk e kanë pranuar hapur. Gjithsesi, jeta, që bëjnë brenda dhe jashtë muzikës, i ka tradhtuar paksa çiftin e ri të showbiz- it, pasi ata nuk ndahen në asnjë moment nga njëri- tjetri. Në fund të vitit të kaluar, ata u fotografua­n në SHBA, sapo kishin mbërritur në aeroport. Menaxheri i koncerteve me artistë shqiptarë në SHBA, “Arber Entertainm­ent” ka zbuluar arsyen e këtij udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Ronelës dhe Zerkës. Çifti udhëtoi për një tur koncertesh për Halloween, së bashku më këngëtarin Alban Skënderaj. Në vitin 2016, ajo ishte në kulmin e thashethem­eve për lidhje mes saj dhe këngëtarit Young Zerka, gjatë një prononcimi për Prive, pyetjes: “Sa e do Young Zerkën?”, ajo iu përgjigj: “Unë s’jam e lidhur me Zerkën, kështu që nuk kam çfarë të mbaj sekret”. Edhe pse ata rrinë gjithë kohën bashkë, në të gjitha intervista­t, këtë e kanë cilësuar thjesht si miqësi dhe bashkëpuni­m, pasi Ronela bën tekstet e këngëve të Zerkës. Dy artistët u afruan me njëri- tjetrin, pas prishjesh së bashkëpuni­mit me “Max Production”, ndërkohë që tani po punojnë me “Pro video Albania”. Sipas miqve të tyre, këngëtarët janë përpjekur ta mohojnë me çdo kusht që ata janë bashkë. Ndoshta frika se marrëdhëni­a e tyre do u prishë punët në karrierë, i ka bërë të mos e deklarojnë hapur marrëdhëni­en e këtyre viteve. Por, tashmë, nuk kanë si të fshihen, pasi jo vetëm ftesat i marrin çift për koncerte dhe janë 24 orë në 24, bashkë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania