Panorama (Albania)

PD shpërthen ndaj Finos: E do FSHF- në lavatriçe të Ramës

-

I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratik­e pas denoncimit të kandidatit për kreun e FSHF- së, Bashkim Fino. Nga selia blu kanë ardhur një mori akuzave për deputetin e Partisë Socialiste. Sipas zyrës për shtyp të PD- së, Fino është vegël e Kryeminist­rit Edi Rama dhe se kërkon të kthejë institucio­nin e futbollit shqiptar në një lavatriçe të Olsit, duke iu referuar këtu vëllait të kreut të qeverisë, i cili aktualisht është drejtor i klubit Partizani.

REPLIKA “Partia Demokratik­e përgënjesh­tron si të pavërtetë deklaratën e kandidatit të PS- së për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino. Është shpifje ajo çfarë Bashkim Fino e tregon si shqetësim, se kreu i opozitës ka ndërhyrë në Gjykatën e Tiranës për të ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin e zgjedhjeve në Federatë. Në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohe­j se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshë­m të bosit të tij Edi Rama dhe po lirojnë nga burgu dhe nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin si, Lul Berishën, Emiljano Shullazin, trafikantë­t e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën e Mark Frrokun. Bashkim Fino nuk shqetësohe­t për këtë, sepse ka pranuar të jetë vegla e Edi Ramës, që përveç Prokuroris­ë, gjykatave, policisë e krimit, të kapë edhe Federatën e Futbollit. Ai është pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë Federatën Shqiptare të Futbollit në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës si dhe kriminelëv­e, më të cilët mbajnë pushtetin. Lulzim Basha dhe Partia Demokratik­e nuk ka asnjë mjet për të ndikuar përveç sheshit! Më 27 janar, Lulzim Basha do të jetë në shesh së bashku me mijëra demokratë e socialistë të ndershëm! Për këtë shqetësohu Bashkim!”, citohej dje në reagimin e zyrës për shtyp të Partisë Demokratik­e të Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania