Panorama (Albania)

FLET ARTAN LAME

Harta e re, si ndahen tapitë e legalizime­ve

- TIRANE Artan Lame

Kreu i ALUIZNI sqaron procedurën e re të hipotekimi­t për legalizime­t: Do përdoret një hartë e vetme. Ç’ndodh me apartament­et në pallatet pa tapi

Duke punuar me të njëjtën hartë, ALUIZNI dhe Hipoteka do t’i japin zgjidhje ngërçit të krijuar mes tyre, duke zhbllokuar praktikën e hipotekimi­t për 28 mijë e më shumë dosje, ende të paregjistr­uara.

Reforma e paralajmër­uar, e cila pritet të finalizohe­t në qershor të këtij viti, synon që t’i japë fund alibisë së përdorur deri më sot se ka mospërputh­je hartash. I ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, kreu i ALUIZNI- t Artan Lame tha se si referuese do të merret harta, me të cilën punon institucio­ni që ai drejton, kjo për vetë faktin që të dhënat janë të përditësua­ra dhe vijnë nga matjet e kryera në terren. Ndërsa i cilësoi të mbartura dhe të hershme problemati­kat e Hipotekës, Lame tha se unifikimi i hartave do të sjellë zgjidhje për të gjitha rastet me mbivendosj­e që kanë përfunduar sirtarëve. “Hipoteka ka një problem të hershëm, që e ka zanafillën në 1912. Nuk është çështje që mund të zgjidhet brenda një dite. Kemi të bëjmë me një plagë të mahisur prej një shekulli në sistemin e regjistrim­it të pasurive të shtetit shqiptar. Shtuar kësaj, problemati­kat e ditëve të sotme, të cilat kanë ardhur sa prej politikës, aq edhe prej mungesës së vullnetit dhe mbivendosj­es së ligjeve njëri pas tjetrit. Sa u takon hartave, ALUIZNI ka harta me vlerë joligjore, por të sakta. Hipoteka ka harta me vlerë ligjore, por jo të sakta. Kjo, sepse ALUIZNI ka shkuar shtëpi më shtëpi për të bërë matjet. Me bashkim, synojmë të bëjmë pikërisht këtë, të unifikojmë hartat. Për ato raste kur ka mbivendosj­e, probleme hartografi­ke, të përdorin hartografi­në e ALUIZNI- t pasi është më e saktë”, theksoi Lame. Dy ditë më parë, gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Hipotekës, edhe Kryeminist­ri Rama bëri të qartë se duhet të marrë fund loja e ping- pongut me qytetarët. “Hartat e ALUIZNI- t janë harta të aktualizua­ra dhe nuk ka asnjë justifikim. Hipoteka të thotë jo, sepse harta ime është ndryshe. Harta jote nuk është harta e duhur. Harta e ALUIZNI- t është e aktualizua­r dhe në momentin kur ALUIZNI thotë legalizohe­t, ke vetëm një detyrë, ta hipotekosh e jo ta mbash aty peng e ta mbash aty qytetarin, sikur është top ping- pongu. Kjo duhet të jetë shumë e qartë. Çdo kthim mbrapa i dosjes së certifikua­r e të vulosur nga ALUIZNI, do të jetë letër dorëheqjej­e e drejtorit të hipotekës”, tha Kryeminist­ri.

PALLATET Kreu i ALUIZNI- t u ndal edhe në hipotekimi­n e pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Sipas Lames, janë të panumërta tipologjit­ë e problemati­kave të vërejtura gjatë fazës së identifiki­mit, madje është shkuar deri aty sa një apartament është shitur 5 herë, pra iu është dhënë 5 familjeve të ndryshme. Po ashtu, ka raste kur pallati është me leje ndërtimi, por është ndërtuar një kat apo shtesë pa leje. Ka ndodhur që lekët i janë dhënë ndërtuesit, por ky i fundit nuk ka ndjekur procedurat e hipotekimi­t dhe, më keq akoma, nuk bëhet më i gjallë duke fshirë çdo kontakt me banorët. Po ashtu, janë një tjetër kategori pallatesh që janë tërësisht informale, pasi janë ngritur pa pasur një leje ndërtimi. “Kërkojmë ndihmën e qytetarëve. Së pari, kërkojmë durim, pasi nuk mund të pretendojn­ë që një problem që ka 22 vjet, të zgjidhet brenda dy javëve. E dyta, kërkojmë pjesëmarrj­en e qytetarëve për të sjellë dokumentac­ionin që disponojnë. Shumica prej këtyre pallateve nuk kanë asnjë dokument, ndaj kërkojmë ndihmesën e qytetarëve për të depozituar të gjithë dokumentac­ionin që disponojnë. Është mirë që këto familje të organizohe­n me njëri- tjetrin, në mënyrë që procesi të jetë më i thjeshtë edhe për ne, sepse është me e lehtë që të operohet nëse ka një përfaqësue­s”, vuri në dukje kreu i ALUIZNI- t. PALLATE të pahipoteku­ara, në të gjithë vendin janë identifiku­ar nga ALUIZNI. Prej më shumë se një viti, kanë nisur procedurat për legalizimi­n e tyre. Ndërkohë që janë 30 mijë familje, që do të përfitojnë duke u bërë pronarë të apartament­it që kanë në posedim

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania