Panorama (Albania)

Reforma e ujit, Veliaj: Afat 10 ditë për të lidhur kontratë

“Task- Forcë në terren nga 1 shkurti, aksioni nis me bizneset”

- BESARTA BASHA

Dhjetë ditë larg nisjes së aksionit të madh kundër vjedhjes së ujit, krerët e bashkive janë mbledhur për t’iu kujtuar qytetarëve mundësinë për të lidhur kontratë të rregullt, pa u penalizuar.

Këtë radhë, paralajmër­imi erdhi nga kryetari i bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj në mbledhjen e shoqatës për autonominë vendore. Gjatë kësaj kohe, bashkitë do të bëjnë një fushatë ndërgjegjë­suese deri në datën 1 shkurt kur do të nxjerrin në terren TaskForcën e posaçme, e cila do ta bëjë këtë gjë, por me ndëshkimet që parashikon ligji.

AKSIONI Ashtu siç është lajmëruar rreth tre muaj më parë, në muajin e dytë të vitit, grupet e ngritura pranë çdo bashkie do të kontrolloj­në derë më derë nëse qytetarë a biznese kanë kontratë të rregullt me ndërmarrje­n e ujësjellës- kanalizime­ve. Ata që kanë ende lidhje të paligjshme, do të procedohen penalisht, ndërsa ata me detyrime të prapambetu­ra duhet të marrin masa për t’i likuiduar, ose, në të kundërt, Task- Forca do të ndërpresë shërbimin. Kryebashki­aku i Tiranës porositi homologët e tij që ta nisin punën me abuzuesit më të mëdhenj, bizneset. “Pas fushatës së sensibiliz­imit të lidhjeve vullnetare, identifiko­ni me Policinë e Shtetit abuzuesit e mëdhenj. Në Shqipëri ndodh rëndom: ai që ka më shumë, është më i pabinduri. Mendon që ka një të drejtë hyjnore që t’i shmanget detyrimeve. Pastaj, i vjen radha një konsumator­i që mund të ketë 27 vjet që nuk paguan”, nënvizoi Veliaj. Synimi final është që për një periudhë të shkurtër, rreth 90% e popullsisë të pajisen me matës uji, për një faturim të drejtë si dhe 30% e debitorëve të kenë lidhur aktmarrëve­shje për pagesat e prapambetu­ra. “Është e pafalshme që, të paktën, 90% e konsumator­ëve të mos ketë ujëmatës, ndërkohë që edhe ata që mund të kenë ujëmatës të amortizuar ose të vjetër, që u bën një keqfaturim, është detyrë e ujësjellës­ve tanë ta zëvendësoj­në”. Ai solli në vëmendje përvojën e suksesshme në Bashkinë e Tiranës ku falë ak- sionit të verës u arrit ulja e humbjeve dhe rritja e pagesave ndaj UKT- së, duke lidhur rreth dhjetë mijë kontratave të reja. Me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizime­ve, brenda janarit, çdo bashki do të lidhë marrëveshj­e me të, me qëllim për të marrë asistencë për projektet dhe investimet e reja.

 ??  ?? Dje gjatë mbledhje së shoqatës për autonominë vendore
Dje gjatë mbledhje së shoqatës për autonominë vendore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania