Panorama (Albania)

“Jam nëndrejtor i ALUIZNI- t”, si u zhvatën katër qytetarët

-

Një person është dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u provua se ka mashtruar katër persona duke u hequr si zyrtar i ALUIZNIt. Bëhet fjalë për shtetasin Artan Laçi, i shpallur fajtor për veprën penale të “mashtrimit” më shumë se një herë dhe “mashtrimit me pasoja të rënda”. Sipas dosjes hetimore, i pari që ka rënë në grackë ka qenë shtetasi Xh. K. i cili ka takuar përmes shtetasit I. T. të pandehurin, që u është prezantuar si nëndrejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­me të ALUIZNI- t. Viktima e parë i ka kërkuar ndihmë për të legalizuar një banesë dhe ai fillimisht i ka marrë 60 mijë lekë të rinj për të bërë pagesat përkatëse. Pas 20 ditësh, Laçi i ka marrë edhe 88 mijë lekë të tjera kallëzuesi­t. Në total, kallëzuesi i ka dhënë Laçit 320 mijë lekë të rinj dhe ka zbuluar skemën vetëm kur ka pyetur për Laçin pranë ALUIZNI- t. Po kështu, edhe shtetasit I. T. dhe L. S. kanë kallëzuar Laçin se janë mashtruar në të njëjtën mënyrë. Ai u është prezantuar si nëndrejtor i ALUIZNI- t dhe u ka marrë përkatësis­ht 3400 euro dhe 170 mijë lekë shtetasit I. T. dhe 170 mijë lekë shtetasit L. S. Por nuk mbaron këtu historia. Edhe një shtetase ka rënë pre e mashtrimit nga Laçi. Ajo është Sh. M., e cila ka kallëzuar Laçin se i është prezantuar si punonjës i INUV që kishte njohje tek ALUIZNI. Ai i ka premtuar shtetases së mësipërme dhe bashkëshor­tit të saj se do t’i siguronte lejen e ndërtimit të banesës së tyre si dhe do të ndiqte procedurat e pronësisë së një toke të ndodhur në Golem të Kavajës. Sh. M. ka kallëzuar se Artan Laçi i ka marrë në total 5.8 milionë lekë të rinj dhe e ka mashtruar. Gjykata në përfundim e dënoi me 7 vjet burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe 6 vjet burg për “mashtrim” të kryer më shumë se një herë. Në përfundim, ai dënohet me 5 vjet burgim, pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania