Panorama (Albania)

“21 janari”, Ana Veizi flet me emra: I urrej fytyrat e atyre që urdhëruan vrasjet

“U mungon njerëzillë­ku, nuk kanë ndjenjë, nuk kanë shprehur asnjë shenjë pendese”

- ARISTIR LUMEZI

Ana Veizi, vajza e të ndjerit Ziver Veizi, i vrarë 7 vjet më parë para Kryeminist­risë, ndjen urrejtje ndaj personave që urdhëruan të qëllohej mbi protestues­it. Në një intervistë për “Panorama”, Ana e cilëson jo njerëzore faktin që në këto 7 vjet nuk ka dëgjuar një ndjesë dhe një pendesë nga ata, që dhanë urdhër dhe ekzekutuan protestues­it.

Si e vlerëson që drejtësia nuk është dhënë, dhe pse kanë kaluar 7 vjet?

Unë jam e bindur që nuk është një çështje e lehtë, por besoj se sado e vonuar, drejtësia do të vendoset. Do të kërkojë kohën e saj. Por jam besimplotë se tani që po bëhet dhe Reforma në Drejtësi, kjo ngjarje do të zbardhet e plotë. Kam më shumë shpresë.

Si e ke parë qëndrimin e politikës, pjesën e qeverisë që ju ka qëndruar dhe më afër?

Jam mjaft e kënaqur nga qeveria dhe deputetët socialistë. Na kanë qëndruar shumë afër, për çdo problem që kemi pasur na janë përgjigjur. Na kanë thënë se çdo gjë që të keni, do të jemi të gatshëm në çdo moment të përgjigjem­i. Asnjëherë nuk na kanë lënë vetëm, pavarësish­t se drejtësia është vonuar.

Jeni e kënaqur me dëmshpërbl­imet që ka dhënë Gjykata dhe keni marrë ju nga qeveria?

Dëmshpërbl­imi lidhet me një pjesë të vënies së drejtësisë në vend. Meqenëse Gjykata vendosi për atë shumë, unë nuk mund të them diçka më tepër.

Avokati juaj, Dorian Matlia, është shprehur se Avokatura e Shtetit nuk po shpreh interesin e duhur për këtë çështje. Si qëndron puna, nuk keni gjetur mbështetje­n e Avokaturës së Shtetit?

Me avokatin tonë dhe me Avokaturën e Shtetit jemi gjatë gjithë kohës në kontakt, por, mesa di unë, për pjesën e dëmshpërbl­imit aq e pa të arsyeshme Gjykata për të gjithë familjarët.

Po vëllai, që është më i madh se ty, si e përjeton mungesën e babait në këto 7 vjet, në pritje të drejtësisë së munguar?

Vëllai është një tip që nuk shprehet shumë, është më i rezervuar, por edhe ai është tepër i lënduar dhe i mërzitur dhe e ndjen edhe ai shumë mungesën e babait. Por ne i qëndrojmë shprehjes se, drejtësia vonon, po asnjëherë nuk harron. Ne do të presim që për vrasjen në bulevard të bëhet e plotë drejtësia.

Ana, si kanë qenë për ty, sa i takon marrëdhëni­eve prindërore, këto 7 vjet pa babain, dhe pse ti jetoje me nënën?

Kisha pak vite që jetoja me mamanë, dhe pse takohesha shpesh me babin. Normalisht, e kam ndjerë shumë mungesën e tij, sepse ndryshe nga fëmijët e tjerë që i kishin të dy prindërit, për mua ka qenë shumë e rëndë. Gjatë gjithë kohës e kam kërkuar në mendime, më ka munguar për t’u konsultuar për shkollën, për shoqërinë, për hallet famil- jare.

Ana, për ty cilët janë autorët e vrasjes së babait, cilët ke ti të fotografua­r në mendjen tënde, ndaj të cilëve kërkon të veprojë drejtësia?

Unë nuk i ndaj ata që ekzekutuan, nga ata që dhanë urdhrin. Por normalisht që ata që urdhëruan kanë një peshë më të madhe të fajit, sepse ata ishin njerëz dhe nuk mundet që persona me pushtet të japin urdhra të qëllohet me armë ndaj civilëve të pafajshëm. Edhe ata që ekzekutuan kanë pjesën e tyre të fajit, por them dhe anën tjetër që ata ishin në punë dhe zbatonin urdhrat, që u jepnin eprorët e tyre. Prandaj, them që faji më i madh u mbetet personave që dhanë urdhrin, Kryeminist­rit dhe ministrit të Brendshëm.

Nëse ti do t’i kishe përballë, ish- Kryeminist­rin dhe ish- ministrin e Brendshëm, çfarë do t’u thoje?

Ka kaluar shumë kohë dhe çfarëdo që të them unë, është e kotë t’u thuash diçka, sepse ata kanë treguar se u mungon njerëzillë­ku, nuk kanë zemër, nuk kanë ndjenjë. Në këto 7 vjet, ata nuk kanë shprehur asnjë shenjë pendese, përkundraz­i, asnjë ndjesë për të vrarët. Besoj se, nëse një tragjedi e tillë do të kishte ndodhur në familjen e tyre, vetëm atëherë do të kuptonin se çfarë kanë bërë. Përderisa nuk kanë shprehur një shenjë dhimbjeje dhe pendese, tre- gon se ata nuk e kuptojnë se çfarë tragjedie kanë kaluar dhe po kalojnë familjarët e të vrarëve. Unë kam qenë 11 vjeçe dhe sot jam 18, në këto 7 vjet më ka ikur jeta vetëm në krahët e një prindi, ndërkohë që e kisha dhe prindin tjetër, por ma vranë para Kryeminist­risë. Për fatin tim të madh, unë kam gjetur mbështetje të madhe nga mami, nga gjyshërit, nga tezja, vëllain e kam pasur në krah, por të gjithë këta nuk e zëvendësoj­në mungesën e babit. Është një boshllëk i madh te mua që nuk mbushet dot.

Nëse ti do të përballesh­e me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, çfarë do t’u thoje, e ke çuar ndonjëherë në mendje, se si do të reagoje nëse do t’i kishe përballë?

Jam e sigurt që nuk do të reagoja me gjakftohtë­si. Madje, kam aq shumë urrejtje, sepse më morën nga kjo jetë babain tim, shpirtin tim, prandaj nuk dua fare të përballem me ta, sepse i urrej fytyrat e tyre dhe aq më pak t’i kem përballë. Ia kam lënë në dorë drejtësisë të japë verdiktin e saj real. Unë mbaroj gjimnazin sivjet dhe do të studioj për juriste. Nuk besoj se drejtësia do të vonojë derisa unë të mbaroj shkollën, por unë do ta ndjek vetë si juriste këtë çështje, nëse drejtësia nuk është dhënë. Çështja eështë në Strasburg dhe nuk besoj se nuk do të marrim të drejtën tonë.

 ??  ??
 ??  ?? Familjarët e viktimave të 21 janarit, dje gjatë homazheve
Familjarët e viktimave të 21 janarit, dje gjatë homazheve
 ??  ??
 ??  ?? Ana Veizi, dje gjatë fjalës
Ana Veizi, dje gjatë fjalës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania