Panorama (Albania)

Tanket turke në Siri, nisi ofensiva tokësore ndaj kurdëve

Të shtunën avionët turq bombarduan nga ajri, u raportuan 10 viktima

-

Turqia, të dielën ka hapur një front të ri në ofensivën e milicisë kurde në Veri të Sirisë, me një operacion në tokë me aleatët rebelë sirianë, duke nxitur pasiguri të reja në vendin e goditur rëndë nga lufta civile prej më shumë se gjashtë vitesh.

Pasi bombarduan të shtunën nga ajri disa zona të kontrollua­ra nga Kurdët, Turqia ka dërguar të dielën tanke në mbështetje të Ushtrisë së Lirë Siriane. Ushtria turke konfirmoi fillimin e një ofensive tokësore dhe ajrore në veri të Sirisë kundër luftëtarëv­e kurdë, të konsiderua­r nga Ankaraja si një organizatë terroriste. Ofensiva tokësore e nisur në rajonin e Afrines, në veri të Sirisë nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është një perspektiv­ë e parë me shqetësim nga Uashington­i. “Operacioni Afrine filloi ‘ de facto’ në terren”,- deklaroi Erdogan në një fjalim televiziv. “Më pas do të jetë Minbej ( qyteti tjetër sirian nën kontrollin kurd më në lindje). Më pas, hap pas hapi, ne do ta shpëtojmë vendin tonë deri në kufirin irakian nga ky terror, që po na rrethon”,- theksoi ai. Afrine është një enklavë, që kontrolloh­et nga Njësitë për Mbrojtjen e Popullit ( YPG), një ushtri kurde e konsiderua­r nga Ankaraja si një degë e OKK- së, organizatë terroriste, por aleate e SHBA- ve në luftë kundër grupit ISIS. Para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës, Erdogan ka folur rreth operacioni­t kundër militantëv­e kurd në Siri. Ai dha edhe një mesazh uniteti, duke përmendur të gjitha etnitë, të cilat jetojnë në Turqi, pa harruar shqiptarët. Ai theksoi se të gjithë janë një. “Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurdë, lazë, çerkezë, gjeorgjian­ë, romë, boshnjakë dhe shqiptarë”,- tha Erdogan. Ndërsa Kryeminist­ri turk, Binali Yildirim, nuk e ka specifikua­r numrin e ushtarëve turq të përfshirë në këtë operacion. Yildirim është cituar të ketë thënë se operacioni ka si qëllim krijimin e një zone sigurie 30 kilometra në bren- di të Sirisë. Zyrtarët turq kanë thënë se ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, ka folur në telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, dhe se gjenerali i lartë i Turqisë, Hulusi Akar, ka informuar homologun e tij amerikan dhe atë rus për operacioni­n. Zyrtarët e milicisë kurde kanë thënë më herët se të paktën 10 persona, kryesisht civilë, janë vrarë në sul- met ajrore të Turqisë të shtunën. Për ofensivën e së dielës nuk ka ende detaje. Ofensiva turke nisi kur SHBA- ja njoftoi planet e krijimit të një force të sigurisë kufitare prej 30,000 personash në veri të Sirisë, ku do të ketë edhe luftëtarë kurdë të YPG- së, një hap të cilin Turqia e pa si përpjekje të krijimit të një shteti kurd në kufi, gjë të cilën nuk do ta lejojë.

 ??  ?? Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania