Panorama (Albania)

Opera “Carmen” rikthen në Tiranë Anbeta Toromanin me partnerin

Bashkë me Kamenicën, Kllogjerin e solistë të tjerë të operës, vjen në skenën e Pallatit të Kongreseve edhe aktorja Tinka Kurti

-

“Carmen”, mishërimi i dashurisë për jetën dhe i tragjedisë, do të ngrejë siparin e sezonit të ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Fundjanari do të gjejë gjithë artistët e TKOBAP- së të angazhuar në një sipërmarrj­e gjigante. Rreth 170 artistë do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve, skenën e përkohshme të TKOBAP- së, mes tyre jo vetëm këngëtarë lirikë e instrument­istë, por edhe balerinë dhe aktorë. "Carmen", kryevepra e kompozitor­it francez George Bizet, nën një këndvështr­im të ri prej regjisorit, baritonit Gëzim Myshketa, do të ketë premierën më 30 janar e do të ngjitet edhe për 4 net të tjera në këtë skenë të kryeqyteti­t. Pasi e ka kaluar me sukses sprovën e tij të parë si regjisor para dy vitesh, me operën "Gianni Schichi", Myshketa rikthehet më i sigurt, në një projekt shumë më të madh se i pari. Për të garantuar suksesin e shfaqjes së tij, ai ( dhe stafi drejtues i TKOBAP) kanë përzgjedhu­r jo vetëm zërat më të mirë të TKOBAP- së, por kanë ftuar edhe një prej balerinave më të mira ( për të mos thënë më të mirën) që ka nxjerrë skena shqiptare. Bëhet fjalë për balerinën Anbeta Toromani, e cila rikthehet në skenën shqiptare së bashku me partnerin e saj Alesandro Macario, solist i parë në teatrin "San Carlo" të Napolit. Ata, së bashku me trupën e baletit të TKOBAP- së, do të interpreto­jnë nën koreografi­në e Gheorghe Iancu, një nga emrat më të mëdhenj të koreografi­së europiane. Për dy vjet, nga viti 2008, koreografi drejtoi trupën e baletit të Operës Shtetërore të Bukureshti­t. Ndërsa Orkestra e TKOBAP- së do të drejtohet nga dirigjenti spanjoll Ricardo Casero, tashmë një mik i përhershëm i skenës së TKOB- së. Surprizë e kësaj vënieje është edhe pjesëmar- rja e aktores Tinka Kurti, e cila do të jetë e pranishme në skenë, por edhe përmes videoproje­ksioneve. Ajo interpreto­n rolin e nënës së Don Josesë, një rol që nuk ekziston në variantin origjinal, por që Myshketa e ka krijuar duke pasur parasysh pikërisht aktoren Tinka Kurti, në dhjetëra role nënash që ka realizuar në filmat shqiptarë.

ROLET

Në rolet kryesore interpreto­jnë këngëtarët më të mirë të TKOBAP- së, por edhe të ftuar nga jashtë. Në rolin kryesor, atë të Carmenit, rikthehet mezzo- sopranoja Vikena Kamenica. Ajo e ka interpretu­ar edhe më herët këtë rol, por tashmë vjen më e pjekur artistikis­ht. Pas një karriere të konsolidua­r, si një nga këngëtaret më të rëndësishm­e të TKOBAP- së, ajo do të sjellë një Carmen më të plotësuar, më të thelluar, më të ndjerë. I njëjti rol do të interpreto­het nga Ivana Hoxha, një këngëtare e re, por me disa role të spikatura në skenën operistike. Në krah të tyre do të interpreto­jnë tenorët Giancarlo Monsalve dhe Armaldo Kllogjeri në rolin e Don Josesë, për të vijuar me Gëzim Myshketën, i cili merr përsipër një rol të dyfishtë, si regjisor dhe një ndër personazhe­t kryesorë të veprës: Escamillon, bashkë me një tjetër bariton të suksesshëm të skenës shqiptare, Armando Likaj. Të tjerë këngëtarë janë Eva Golemi, Shpresa Beka, Dorina Selimaj, Simona Karafili, etj.

Solistët do të mbështeten nga kori i TKOBAP- së nën drejtimin e Dritan Lumshit dhe kori i fëmijëve. Skenografi­a i është besuar Renold Suilaj, ndërsa 170 kostumet e shfaqjes do t'i realizojë kostumogra­fi, Ardi Asllani.

 ??  ?? Mexosopran­oja Vikena Kamenica, gjatë provave për rolin e “Carmen”
Mexosopran­oja Vikena Kamenica, gjatë provave për rolin e “Carmen”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania