Panorama (Albania)

Arsyet pse duhet protestuar më 27 janar

- GRIDA DUMA

Mosbesim, mpirje, dy shim, apati - janë...

ndjesitë që sot i rrinë mbi kokë shumëkujt. Ata që na minojnë të nesërmen, duke i yshtur ato, kanë qëllimet e tyre, herë shpirtvogl­a, herë malinje. Pikërisht për këtë, arsyet për të mos u dorëzuar bëhen jetike. Në Shqipëri, shpesh thuhet që kur dikujt i dhurohet diçka, para se ta marrë e të falënderoj­ë, në momentin e parë, ai dyshon te dhuruesi; ku e mori, pse po ia jep, çfarë do t’i kërkojë.

“Doktor Gjilpëra” i Konicës e përshkruan mjeshtëris­ht mosbesimin shekullor të ngulitur në kulturën tonë, kur rrëfen se si një fshat i tërë nuk arrinte të besonte se një djalë i ri, që kishte studiuar mjekësi në perëndim, qe kthyer për të shërbyer në vendlindje, pa asnjë qëllim tjetër. Konica shtjellon mrekullish­t se si ngriheshin njëra pas tjetrës hipotezat se djaloshi ishte kthyer sepse do të merrte qypat me florinj të fshehur në tokë pas vdekjes së babait e të tjera si këto, dhe, ndonëse ai vijonte të shërbente si mjek, sërish puna dhe shërbesa e tij i lexohej si kamuflazh qëllimesh të tjera.

Kultura e dyshimit duhet shpjeguar si mbrojtje dhe mbijetesë, shqiptarëv­e të gjendur vazhdimish­t përballë forcave superiore, përballë dhunës së pushtetit që atij që diçka jep, por gjithçka merr, përballë kontrollit të joshjes nëpërmjet premtimit dhe sundimit nëpërmjet frikës. Kombinimi i një historie të gjatë kushtëzimi nga të fortët e historisë me pasojat e totalitari­zmit komunist, duhen kuptuar si dy përcaktorë të mëdhenj të funksionim­it të shoqërisë sonë.

Mosbesimi, djallëzia e ngulitur në çdo pikënisje, tregojnë njëkohësis­ht kompleksim­in historik, por edhe realitetin mbijetues të këtij populli. Kompleksim­in sepse baza e gjerë e mosbesimit është themel i dobët për këdo që synon të ndërtojë diçka në këtë shoqëri. Jo rrallë, iniciativa, përpjekja, lëvizja për të mirën e dikujt apo ç’blasfemi për interesin publik, shikohet dhe komentohet si një djallëzi e re apo si një hile e vjetër për të vazhduar për të bërë keq. Monopolin e “novatorizm­it” - sot i thonë inovacion- dikur e kishte regjimi komunist. E drejta për të kërkuar ndryshim i mohohej individit, grupeve të individëve, mbarë shoqërisë. Ndryshimi ishte ( ashtu siç vazhdon të jetë) në dorën e avangardës së partisë. Gjithsej, 20 individë të vetëkënaqu­r, që mbajnë në dorë fatin e një kombi të bërë leckë.

E, megjithatë, është mahnitëse kur sheh se si, edhe në një terren të tillë, shpirti sipërmarrë­s i shqiptarëv­e arrin që mbijetesën ta kthejë në mundësi dhe mundësinë në mirëqenie, me qindra shembuj arritjesh brenda dhe jashtë. Drita e tyre shpon mijëra vrima shprese në cohën e mjerimit e errësirës së propagandë­s, që sot mbulon shqiptarët.

Zbehja e shpresës, mungesa e opsioneve, zbrazësia e alternativ­ave që na shërbehet dita- ditës, s’është gjë tjetër, veçse vazhdimësi e një rrënimi që përsëritet prej shekujsh. Është kthyer tashmë në kod që nëse do të mbijetosh, nuk duhet të bësh asgjë. Nëse do të flasësh, atëherë mos thuaj asgjë. Nëse dje doje t’i bëje gropën dikujt, i shkruaje një letër anonime. Nëse sot s’do të pushohesh nga puna, i bën “like” shefit në “Facebook”. Sot, ashtu si dje, lideri ligjëron, partia mban shënim. Çfarë ka ndryshuar, mund të pyesim me pesimizëm. Ndoshta, në thelb, asgjë.

Asgjë, pasi pushteti luhatet mes palëve, që ndoshta ofrojnë të njëjtat zgjidhje të zbrazëta për të njëjtat probleme të pazgjidhur­a. Por e keqja evoluon, edhe kur zgjedhim ta quajmë “asgjë.”

Asgjëja e sotme është një hiç televiziv. Lideri prodhon pafundësis­ht lajme, shifra, arritje, publikut u hidhen syve më shumë produkte televizive sesa mund të konsumojë. Për konsum mediatik prodhohen 200 mijë vende të reja pune, 1 milion pemë të reja për pyllin “orbital” të Tiranës, a thua se rrethinat e rilindura të kryeqyteti­t po fluturojnë në hapësirë. Në qarkullim hidhen shifra të plota, të rrumbullak­osura. Në Europë, për 10 vjet. Fitore me 1 milion shu- plaka. 1,000 biçikleta për Tiranën, 10,000 autobusë për Shqipërinë, 10 stola inteligjen­të për Vlorën.

Ndërkaq, e vetmja shifër që arrin të rrumbullak­osë Shqipëria janë ata që ikin. A ikin shqiptarët se janë shumë të korruptuar? Se janë tepër të ndershëm? A ikin se kanë frikë se i kap vetingu? Përgjigja është e thjeshtë, e hidhur, ashtu siç në fund të fundit shpeshherë, është një e vërtetë. Shqiptarët ikin, as se janë veçanërish­t të ndershëm, as se janë tmerrësish­t të pandershëm. Ikin sepse këtu nuk jetojnë dot. Këtë e thonë shifrat e thata të azilkërkue­sve në Francë dhe Gjermani, ku shqiptarët janë më shumë se sirianët, që ikin nga një vend në luftë. Kudo, ne shohim ikjen, por ajo që harrojmë të vërejmë, është mrekullia e mbijetesës së shqiptarëv­e që sakrifikoj­në që të mund të jetojnë si duan dhe si meritojnë. Është sakrifica e gjatë e atyre që nuk duan të dorëzohen. Shqiptarët shndërrohe­n në virtuozë të mbijetesës sepse mbi ta rrinë pushtete dhe njerëz, që nuk i lënë të jetojnë.

Aq e vërtetë është kjo, sa qytetarët e kequshqyer të komunizmit mbijetuan si mjeshtra që gërmonin mineralin e rrallë të nënkuptimi­t midis skorieve, që prodhonin fabrikat gjigante të propagandë­s. Shabllonet e regjimit riprodhohe­shin, kinse besnikëris­ht nga një popull i specializu­ar për t’u shprehur, edhe aty ku çdo hapësirë e mendimit të lirë mungonte. Nënkuptimi mbeti e vetmja mënyrë komunikimi mes atyre që ende kishin diçka për të thënë dhe kjo vazhdoi për sa kohë dyshimi ishte standard dhe mosbesimi pikënisje. Shqiptari i mbijetoi komunizmit, por me kosto të rëndë. Mbijetuam, edhe pse patologjia kolektive e dyshimit ndaj të gjithëve dhe mosbesimit ndaj gjithçkaje është trashëgimi­a dhe pasoja e kësaj mbijetese. Vetëm në Perëndim, shqiptari arrin të shpalosë i lirë aftësinë e tij ndërtuese dhe jo instinktin e tij të mbijetesës. “Jashtë shtetit”, shqiptari jeton në sulm, jo në mbrojtje. Në Shqipëri është ndryshe. Rrënimi ynë i brendshëm vjen sepse tashmë shqiptarët kanë aktivizuar shqisën e tyre të mbijetesës, që përkthehet në apati, cinizëm, mosbesim – njerëzit e ndiejnë që mund të jetojnë në mbrojtje, jo në sulm, në ruajtje, jo në zhvillim.

Kjo përpjekje e stërlodhsh­me për të mbijetuar mendërisht sot nuk kalon pa efekte anësore, ashtu siç nuk kaloi pa pasoja gjysmë shekulli komunizëm. Edhe sot, stu- dentët e kthyer nga jashtë pas 10 vjet studimesh apo fëmijët e emigrantëv­e që janë rritur në perëndim, përqeshen nën zë, pikërisht atëherë kur komunikojn­ë qartë dhe drejtpërdr­ejt, pasi ndodh që neve të na duken naivë deri në kufijtë e budallallë­kut. Gjuha jonë, që më shumë sesa komunikon, duket sikur servir plot djallëzi, një nënkuptim, është një ndër kostot më të mëdha që i duhet të paguajë shoqërisë, në çdo nivel, nga administra­ta deri tek organizata­t e biznesit, nga jeta publike tek ajo vetjake.

Pak rëndësi ka nëse një gjë të tillë e quajmë trashëgimi të ligë apo çmim të mbijetesës. Na duhet që këtë trashëgimi të së ligës së djeshme, të ngrihemi dhe ta shpërbëjmë sa më shpejt. Të mos harrojmë që përjetësim­i i keqqeveris­jes thjesht na rrit çmimin e mbijetesës. Është ndrydhja jonë në mbijetesë, që na shtyn ta interpreto­jmë sinqeritet­in si naivitet, ndershmëri­në si mangësi, të qenit të drejtpërdr­ejtë si idiotizëm.

Më i paqarti, më i vagullti, më hipokriti, më i djallëzuar­i, më mosbesuesi, më hileqari, më i pafytyri, duket më i mençuri midis nesh. Ai që flet, por nuk thotë asgjë, është ai që diçka di. Ai që diçka di dhe që nuk e thotë, është ai prej të cilit të duhet të ruhesh. Ai, prej të cilit duhet të ruhesh, është njeriu i cili të ka në dorë. Ai që të ka në dorë në Shqipëri, është shefi yt. Shefi i të gjithë shefave, në përqasje të plotë me strukturat mafioze, në Shqipëri quhet lider.

Në këtë shkatërrim të komunikimi­t, në këtë skllavërim të opinionit, vilen frytet e politikës së mejhanes, ku tepsia është gjetja, timoni është shkenca dhe kazani është shpikja.

Kam shkruar e do vijoj të shkruaj për djallëzinë që gjendet në shprehjen “punë shqiptarës­h”, për mjerimin që sjell kjo shprehje kur thuhet nga vetë shqiptarët. Sigurisht, vështir se ka një komb, që është perfekt dhe gjithmonë, dikush do të jetë përpara dikujt tjetër, por asgjë e mirë nuk është arritur ndonjëherë duke e nisur punën nga premisa të shkatërrua­ra.

Në këto ditë, ndërsa u bëjmë thirrje qytetarëve të protestojn­ë, të interesuar­it për të kundërtën kanë filluar të ndërtojnë një kështjellë të tërë spekulimes­h dyshuese. Me një gjuhë të mbarsur me batuta e që pjell vetëm intriga, ata duan të tkurrin forcën e protestës.

Deri- diku kjo ngjit. Disa e hedhin posh- të protestën duke e quajtur protestë politike, a thua se veprimi politik është sinonimi i mëkatit fillestar. Disa argumentoj­në që populli është mirë të ngrihet vetë, se po u thirr nga këto partitë që na janë mërzitur, pasi janë të gjitha njëlloj, kjo është më pak e vlefshme dhe nuk quhet. Pastaj e rrotullojn­ë thikën në kockë e thonë ky popull s’di të ngrihet, as të reagojë. Pas kësaj vijon një pafundësi elegjish të stërhollua­ra që shënjojnë paaftësinë e shqiptarëv­e. Që s’janë as njerëz qytetarë, as “kafshë politike”. Natyrisht, ky privilegj i rezervohet kryetimoni­erit. Liderit global, zotit absolut të timonit, kazanit, kusisë, tavës dhe tepsisë.

Nuk ka, nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë shembull në histori, që njerëzit të jenë bërë bashkë rastësisht nga rrugica të ndryshme dhe në të njëjtin moment, t’u jenë drejtuar shesheve, ashtu vetë, pa asnjë organizim nga dikush apo nga disa. Ky skenar imagjinar, në realitet, nuk ekziston.

Sa ka histori njerëzimi, reagimet popullore janë thirrur e organizuar nga individë dhe struktura dhe kështu ka për të ndodhur gjithmonë. A janë të denjë organizato­rët e protestës për të protestuar, a komplotojn­ë ata për të përdorur popullin dhe për ta shitur protestën, a nuk janë të gjithë politikanë­t njëlloj, a s’na kanë gënjyer këta, siç na gënjejnë ata? Pse u lanë jashtë këta, pse nuk erdhën ata, pse prapë këta do dëgjojmë ne? Shqiptari mosbesues tund kokën, të tjerë i bashkohen si një trup i vetëm në mosbesim dhe lideri i radhës mbushet me shpresë – se ja, shpreson që ky shqiptari mosbesues të rrijë në shtëpi. Dhe unë, mendon ai, do të rri këtu ku jam. Me duart në tavë, dhëmbët në timon, gjuhën në kazan dhe këmbët në tepsi.

Nuk ka asnjë rëndësi për qytetarin e vërtetë, kush thërret dhe bërtet në protestë - rëndësi ka nëse arsyeja e vet e thërret edhe atë të protestojë. Përndryshe, nëse do të vijojmë me këtë kërrusje të mpirë nga mosbesimi që ngjiz kjo gjendje, rrezikojmë çdo ditë, një rrëshqitje më pranë humnerës.

Ajo që na frymëzon në një botë njerëzish të lirë, është vullneti dhe mënyra në të cilën vendosim të hapim sytë çdo mëngjes të jetës sonë. E vërteta e madhe e lirisë është se ajo nuk është një qëllim për t’u arritur nga një popull skllevëris­h. Liria jetohet përpara se të arrihet. Ajo është një pikënisje për njerëzit e lirë, jo një destinacio­n skllevëris­h të arratisur. Mënyra më e mirë për të nënshtruar gjithkënd, është t’u thuash se përpjekjet e tyre s’kanë pse të fillojnë pasi ato s’kanë kuptim. Se kauzat e tyre janë shitur. Se anija ka kohë që fut ujë, se helika është ndryshkur dhe se kapiteni, prej kohësh, ia ka mbathur me të vetmen varkë shpëtimi.

Ndryshimi, sado i madh apo i vogël, vjen vetëm atëherë kur te njerëzit zgjohet qartësia e një vendimi të brendshëm për ringritje. Gjithçka mbështetet te qartësia e vullnetit. Forca gjendet aty, sa kohë ka jetë dhe gjallim, dhe kjo nuk është letërsi, por ligjësi.

Popujt që kanë ditur të lexojnë bekimet pas mallkimeve, kanë arritur ta jetojnë dritën dhe ringritjen. Te forca e mbijetesës, që shqiptarët kanë ditur ta shndërrojn­ë në kaq shumë mundësi, gjendet pika prej nga mund të lëvizim botën tonë. Arsyet për të protestuar janë mes nesh. Ato jo vetëm nuk na mungojnë; i kemi me tepri. Nuk janë thjesht arsye për t’u ankuar; janë mundësi që të jetojmë përtej thjesht mbijetesës, si viktima të gënjyera, si idealistë të zhgënjyer apo si komentator­ë cinikë propagande, të paketuar si informacio­n. Tërheqja dhe vetëizolim­i sepse gjithçka qenka mashtrim, sepse kjo fushëbetej­ë nuk është e denjë për ne, sepse s’kemi lekë për rrugën, sepse policia do na rrahë paq, sepse moti është i keq, sepse horoskopi nuk parashikon asgjë të mirë apo se në radhët e protestues­ve shohim fytyra që nuk ngjallin simpati, nuk është zgjidhje.

E ardhmja fillon me historitë e vendimeve të brendshme, ku çdo ditë kuptohet si një zgjim, po aq sa edhe një fillim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania