Panorama (Albania)

Legalizime­t, si do lidhen kontratat me Ujësjellës­in

Pakti i UKT me ALUIZNI- n, vërtetimet do merren online

-

Për lidhjen e kontratës me Ujësjellës­in e Tiranës, nuk do të kërkohet më vërtetim nga ALUIZNI. Falë një marrëveshj­eje të firmosur mes dy institucio­neve, qytetarët çlirohen nga ky detyrim. Përmes një njoftimi për mediat, Agjencia e Legalizime­ve ka njoftuar dje, se të gjithë ata që nuk e kanë përmbyllur praktikën e legalizimi­t apo janë në proces, nuk do ta kenë më të nevojshme të paraqiten në sportele për të marrë vërtetim pasi do të jetë UKT që, nëpërmjet portalit qeveritar “eAlbania”, do të sigurojë këtë dokument. “Që prej datës 23 janar, të gjithë qytetarët që kanë objekte në proces legalizimi, nuk do të kenë më nevojë që të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI- t për t’u pajisur me vërtetime, për të bërë lidhjen me UKT- në. Ky shërbim do të kryhet direkt nga vetë Drejtoria e Ujësjellës- Kanalizime Tiranë, sipas marrëveshj­es së bërë midis dy institucio­neve, ALUIZNI- t dhe UKT. Kjo marrëveshj­e ka si qëllim formalizim­in e bashkëpuni­min për shkëmbimin e informacio­nit në funksion të efektivite­tit, reduktimit të kostove administra­tive dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Drejtorisë së Ujësjellës- Kanalizime­ve Tiranë i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje nëpërmjet portalit “e- Albania”, thuhet në njoftim. Nisma është shtrirë fillimisht në Tiranë, për të vijuar më pas në të gjithë vendin. “Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshj­e e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatje­t e qytetarëve, do të shtrihet edhe në drejtoritë e tjera të vendi”. Vetëm pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës paralajmër­oi aksionin për reduktimin e humbjeve në rrjet si edhe dhënien fund të abuzimeve. Për të çuar para këtë operacion, një ndër hapat e ndërmarrë ishte ai për lidhjen e kontratave me ato familje, të cilat janë në proces legalizimi. Synimi i kësaj fushate, e cila do të shtrihet në të gjithë vendin, është që, për një kohë të shkurtër, 90% e konsumator­ëve të pajisen me matës uji, të cilët bëjnë një faturim të drejtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania