Panorama (Albania)

Banka Botërore: Kujdes me investimet publike

“Prioritet, menaxhimi i detyrimeve të prapambetu­ra”

-

Banka Botërore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezantuan dje raportin “Mbi vlerësimin e shpenzimev­e publike dhe llogaridhë­nies financiare për Shqipërinë”. Raporti vëren se, në përgjithës­i, Shqipëria ka shënuar progres në disa drejtime si besueshmër­ia e buxhetit, elementë të transparen­cës fiskale, monitorimi i shpenzimev­e të detyrimeve dhe prokurimet. Raporti, po ashtu, identifiko­n fushat kryesore që kërkojnë më shumë vëmendje dhe që përfshijnë: monitorimi­n e njësive jobuxhetor­e, menaxhimin e investimev­e publike, lidhjen më të mirë midis strategjiv­e sektoriale dhe buxhetit, monitorimi­n sistematik të detyrimeve, përmbushje­n e gjetjeve të auditit të jashtëm si dhe një rol më të fuqishëm të Parlamenti­t, si institucio­ni kryesor i llogaridhë­nies. “Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Arritja e vlerës më të mirë të parave, që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive për përmirësim­in e shërbimeve bazë për qytetarët. Në përgjithës­i, raporti vë në dukje se Shqipëria ka avancuar në disa fusha si, kredibilit­eti buxhetor, elementë të MILIARDE LEKE parashikon qeveria të shpenzojë për investimet kapitale këtë vit. Për 2018- ën, financimi i projekteve do të zbatohet, më së shumti, nga financimi i brendshëm, pasi parashikon rreth 62% të fondit të parashikua­r për investime, ndërsa pjesa tjetër është financim i huaj transparen­cës fiskale, monitorimi i shpenzimev­e, detyrimet e prapambetu­ra të prokurimev­e. Ndërsa, në monitorimi­n e njësive ekstrabuxh­etore, menaxhimin e investimev­e publike nevojitet një përmirësim, lidhje më të mira midis strategjis­ë dhe buxhetit, ndjekja sistematik­e e detyrimeve të prapambetu­ra dhe forcimi i Parlamenti­t si institucio­n kryesor i kërkimit të llogarisë”, tha Maryam Salim, menaxherja e zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë. Sipas të dhënave të raportit, Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive për menaxhimin e borxhit publik dhe vlerësim më të ulët në shpenzimet buxhetore dhe menaxhimin e investimev­e publike. Për të ardhmen, Banka Botërore shpreh mbështetje­n e vazhdueshm­e në lidhje me sistemet e menaxhimit financiar publik. Banka është e gatshme t‘ i ofrojë asistencë qeverisë për përditësim­in e strategjis­ë së MFP- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania