Panorama (Albania)

Gjiknuri e Ahmetaj në Qukës- Qafë Plloçë: Rruga përfundon në 2019

-

Aksi rrugor Qukës- Qafë Plloçë do të bëhet funksional në vitin 2019. Afati i përfundimi­t të punimeve u njoftua dje nga ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Eduard Shalsi inspektuan nga afër kantierin e punimeve të projektit rrugor Qukës- Qafë Plloçë, me gjatësi 40 kilometër. Aktualisht, po punohet në 3 lotet e rrugës, ndërsa kanë përfunduar 50 për qind e punimeve. “Ka qenë një nga ato projektet e trashëguar­a me shumë probleme, por që po futet në rrugën e zgjidhjes. Është një segment i rëndësishë­m, i vështirë, në një terren shumë të vështirë siç e shikoni edhe vetë. Kompanitë po bëjnë një punë shumë të mirë dhe me zgjidhjen e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do të jetë funk- sionale në vitin 2019, duke kompletuar këtë segment të rëndësishë­m, duke afruar Korçën me Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë”, u shpreh ministri Gjiknuri. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se me projektin “1 miliard euro” do të ndërtohen 5 projekte të mëdha rrugësh.

“Qeveria shqiptare ka një plan shumë të qartë në buxhetin afatmesëm, me hapësirat e duhura fiskale, për të kaluar edhe në projektin ‘ 1 miliard rindërtim’ me pesë segmente shumë të mëdha, të ndara gjeografik­isht në veri dhe në jug të Shqipërisë. Në kuadrin e tre viteve, mendohet që viti 2018 do të jetë një vit shumë i rëndësishë­m nga ana proceduria­le e hartimit të projekteve, negocimit të kontratave. Fundi i vitit 2018, viti 2019, në vazhdim 2020 do të jenë vite kantieri shumë të rëndësishë­m në të gjithë Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

 ??  ?? Gjiknuri e Ahmetaj, dje gjatë inspektimi­t
Gjiknuri e Ahmetaj, dje gjatë inspektimi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania